Këto janë ushqimet që parandalojnë problemet e zemrës

Këto janë ushqimet që parandalojnë problemet e zemrës
Këto janë ushqimet që parandalojnë problemet e zemrës
Këto janë ushqimet që parandalojnë problemet e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë ndër më të rrezikshmet në vendin tonë. Tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, duhani, stresi, obeziteti, diabeti, alkooli janë disa nga faktorët e riskut në sëmundjet e zemrës.

Çdo ditë ne duhet të kujdesemi për zemrën si një nga organet më të rëndësishme. Ja disa masa natyrale që parandalojnë sëmundjet e saj:

Acidet yndyrore Omega-3- Duke rritur nivelet e këtyre acideve duke ngrënë peshk ose suplemente të tjera me vaj peshku mund të ruani në kontroll kolesterolin dhe tensionin e gjakut, të ngadalësoni zhvillimin e arteriosklerozës dhe zvogëloni rrezikun e atakut kardiak dhe infarktit për njerëzit e rrezikuar prej tyre.

Hudhra- Disa kërkime tregojnë që hudhra mund të ngadalësojë përparimin e arteriosklerozës. Sidoqoftë, studimet për efektet e saj në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut kanë prodhuar rezultate kondradiktore.

Vitamina D- Shkencëtarët kanë zbuluar në një eksperiment me 3.408 të moshuar, që pjesëmarrësit, me nivel jonormal të vitaminës, kishin tre herë më shumë rrezik për të vdekur nga sëmundje zemre sesa pjesëmarrësit me nivel optimal të vitaminës D. Kërkimet tregojnë që vitamina D mund të ndihmojë kundër disa faktorësh risku kardiovaskular, përfshirë presionin e lartë të gjakut dhe inflamacionin.

Trëndafili i egër- Zbulimet nga studimet pilot dhe me kafshët sugjerojnë që trajtimi bimor me ekstrakte trëndafili të egër mund të ulë tensionin, nivelin e yndyrave në gjak dhe të ndihmojë në parandalimin e arteriosklerozës.

Lexo Revisten Online

Mars, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Merita Merja - Parukierja më e kërkuar shqiptare
Hajni në ballë të oxhakut
Si i dëbuam dhe vramë shqiptarët nga Toplica?
“KD Businnes Development”, ngritë ekonominë e Kosovës

http://kosovarja.al/shendetesi/