Këto janë shkaqet dhe pasojat në të ardhmen të “sindromës” së fëmijës së vetëm

Këto janë shkaqet dhe pasojat në të ardhmen të “sindromës” së fëmijës së vetëm
Këto janë shkaqet dhe pasojat në të ardhmen të “sindromës” së fëmijës së vetëm
Këto janë shkaqet dhe pasojat në të ardhmen të “sindromës” së fëmijës së vetëm

Sindroma e fëmijës së vetëm, ka një karakter sjellor dhe jo biologjik, dhe përfshin ata fëmijë të cilët nuk kanë motra/vëllezër.

Studimet të cilat e kanë quajtur “sindrome” kanë identifikuar edhe një sërë karakteristikash për fëmijët e vetëm si: janë të llastuar, kërkojnë vazhdimisht vëmendje, egoist (vendosin gjithmonë të parat nevojat e tyre), ndjenjën e frikës në lidhje me pavarësinë, vështirësi në marrëdhënie me të tjerët, narҫistik, të ndjeshëm ndaj kritikave, vështirësi për të menaxhuar konfliktet, vështirësi në ndarjen e gjërave me të tjerët etj.

Në fakt, a ka një diferencë midis fëmijëve të vetëm dhe atyre që kanë vëllezër e motra???

Motrat/vëllezërit na japin mundësinë të kemi ndërveprim që në moshë të hershme, të ndajmë vëmendjen e prindërve, të ndajmë lodrat dhe aktivitetet e tjera, të krahasohemi, të mësojmë të përballemi me konfliktet, të mos ndjehemi vetëm. Pikërisht janë këto disa nga sfidat me të cilat përballen fëmijët e vetëm, dhe arsyet për të cilat prindërit kërkojnë mbështetjen dhe të këshillohen me një psikolog.

Fëmijët e vetëm, e ndjejnë familjare procesin terapeutik, për vëmendjen që marrin si dhe për marrëdhënien e krijuar me psikologun.

Gjithashtu ata kanë aftësi të mira për tu fokusuar tek vetja dhe reagimet e të tjerëve, dhe për të diskutuar për to.

Shpesh problematikat që sillen gjatë seancave janë: marrëdhëniet me shokët/shoqet, nevoja për të arritur rezultate të larta në shkollë, frika e të fjeturit vetëm, ҫdo reagim i të tjerëve e marrin personale, frikë nga kritikat e të tjerëve, vetëbesim dhe vetëvlerësim i ulët, dhe nevoja për të funksionuar si “i rritur”.

Një tjetër objektiv i terapisë, janë prindërit, të cilët duke pasur vetëm një fëmijë, janë shpesh hiper-protektiv, ankthioz për të gjitha etapat e zhvillimit, shumë të ndjeshëm, vendosin pritshmëri të larta ndaj fëmijës, shkruan Psikologu.

Në terapinë individuale, nëpërmjet lojërave, bisedës klinike dhe ndërveprimit me psikologen fëmija ka mundësinë të rindërtoj qëndrime dhe sjellje pozitive ndaj bashkëmoshatarëve, të forcoj besimin dhe vlerësimin për veten si dhe të rrisë pavarësinë në raport me prindërit.

Lexo Revisten Online

Shtator, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Shqiptari që rrëmbeu titullin “Më i bukuri i Gjermanisë”
Ç’kohë është kjo?
Ia ka bërë varrin djalit, edhe pse eshtrat ende nuk i janë gjetur
Luftëtari që vlejti sa 1000 ushtarë

http://kosovarja.al/shendetesi/