Boronica, lufton depresionin pas lindjes te femrat

Boronica, lufton depresionin pas lindjes te femrat
Boronica, lufton depresionin pas lindjes te femrat
Boronica, lufton depresionin pas lindjes te femrat

Sipas një studimi, boronica është pema që ka efekte të dobishme në largimin e depresionit pas-lindjes.

Amino acidet, tritptofani dhe tirozina që gjenden në këtë pemë, ndihmojnë në ruajtjen e balancit tek gratë pas lindjes.

Shkencëtarët e Qendrës për Varësi dhe Shëndet Mendor në Toronto, gjetën se gratë të cilat kishin konsumuar boronica, pesë ditë pas lindjes, në kulmin e depresionit post-natal, nuk kishin pësuar rënie në disponim.

Ndërkaq, ato që nuk kishin marrë, kishin një rritje të konsiderueshme në rezultatet e tyre në testin e depresionit.Ky studim i 41 grave u publikua në ditarin e “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

“Ne besojmë se ky është studimi i parë që shfaqë një efekt aq të fortë dhe të dobishëm të intervenimit në reduktimin e depresionit post-natal, mu në kohën kur ky lloj depresioni e arrin pikën më të lartë”, tha Dr. Jeffrey Meyer, udhëheqësi i këtij hulumtimi.

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +383 38 51 75 75 - MOB: +383 44 14 34 48;

Na ndiqni në

http://kosovarja.al/shendetesi/