6 shenjat alarmuese që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për ujë më shumë nga sa mendoni

6 shenjat alarmuese që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për ujë më shumë nga sa mendoni
6 shenjat alarmuese që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për ujë më shumë nga sa mendoni
6 shenjat alarmuese që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për ujë më shumë nga sa mendoni

Uji është shumë i domosdoshëm për trupin e njeriut. Pa të, mbijetesa është e mundimshme. Mund të duket e pabesueshme, por në të vërtetë mendja juaj përmban 73% të ujit në trupin tuaj..

Nëse ju nuk konsumoni ujë mjaftueshëm, gjendja juaj shëndetësore mund të japë sinjalizime të herëpashershme, duke shfaqur nevojën për më shumë ujë. Ju ftojmë të zbuloni disa nga shenjat alarmuese që sinjalizojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë.

Goja juaj është e thatë: Është një proces që e kemi provuar të gjithë. Menjëherë sapo ju të ndjeni se goja juaj është e thatë duhet të kuptoni se trupi juaj ka nevojë për ujë.

Lëkura juaj është e thatë dhe keni kruarje:Në mënyrë që lëkura juaj të jetë sa më e pastër dhe e shëndetshme, duhet të konsumoni vazhdueshëm ujë.

Keni sy të thatë: Dehidrimi është ai që shkakton sytë e kuq dhe u humbet atyre shkëlqimin. Në të tilla raste ju nevojiten më shumë lëngje.

Keni dhimbje të përgjithshme: Kjo lidhet me përjetimin e një dhimbjeje të madhe në trup, specifikisht tek nyjet.

Urina nuk ka ngjyrë normale: Në rastet kur ngjyra e urinës suaj është e verdhë e zbehtë, duhet ta mendoni seriozisht faktin që duhet të konsumoni ujë.

Keni uri pa kriter dhe dhimbje: Oreksi orar pa orar dhe shumë i shpeshtë i shoqëruar me dhimbje stomaku) është një sinjal që trupi juaj jep kur keni një nevojë të dëshpëruar për diçka. Por, kjo mund të lidhet edhe me mungesën e sasisë së duhur të ujit në organizëm.

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.al/shendetesi/