5 të mirat e qepës

5 të mirat e qepës
5 të mirat e qepës
5 të mirat e qepës

Nëse një qepë të prerë përgjysmë e lini për më shumë se dy ditë, ju nga ajo nuk do të përfitoni asnjë vlerë ushqyese.

Qepët janë më të mira kur janë të freskëta, kështu që kur zgjidhni për të blerë qepë, shikoni për ato që janë të zbutura, të formuara mirë dhe nuk kanë hapje në qafë. Në këtë mënyrë, ju mund të përfitoni 100% një nga ushqimet më të shëndetshme. Veç gatimit, qepa gjen dhe përdorime të tjera, ndaj lexoni më poshtë.

Largon toksinat nga trupi

Qepët do t’ju ndihmojnë të eleminoni toksinat e dëmshme nga trupi. Akumulimi i këtyre toksinave mund të jetë kërcënuese për jetën ndaj sigurohuni që regjimi juaj ushqimor të përmbajë qepët si ushqim bazë në mënyrë që të detoksikoheni.

Ul temperaturën

Kjo metodë, në dukje si një “shpikje” nga gjyshet tona është në fakt një trajtim i pranuar dhe nga mjekët. Përpara se të vishni çorapet vendosni dy feta qepë të prera në shputën e këmbës dhe do të shihni si do të ulet temperatura për pak minuta.

Një zemër e shëndetshme

Qepët përmbajnë squfur, mineral i cili ka veti anti-mpiksëse. Këto përbërës ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të trombociteve të gjakut, shkaku kryesor i atakut në zemër, shkruan living. Konsumi i rregullt i qepëve gjithashtu mund të ulë kolesterolin në gjak, gjë që është e rëndësishme edhe për zemrën tuaj.

Parandalon inflamacionin

Qepët kanë vetitë anti-inflamatore ashtu si hudhra. Qepët pengojnë lëvizjen e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e reaksioneve inflamatore. Antioksidantët që gjenden në qepë gjithashtu parandalojnë prodhimin e acideve yndyrore në trupin tonë.

Qetëson lëkurën e djegur

Nëse ju ndodh që të digjeni duke nxjerrë tavën nga soba apo duke gatuar në tigan, mjafton të mbuloni zonën e prekur me qepë dhe jo vetëm që nuk do të përkeqësohet por plaga do të shërohet brenda ditës.

http://kosovarja.al/shendetesi/