Ty, e dashura Hanë!

Ty, e dashura Hanë!
Ty, e dashura Hanë!
Ty, e dashura Hanë!

E dashura Hanë, edhe ti je e vetëdijshme për ftesat e pafund që t’i kam bërë deri më sot. Madje, mirë e di edhe arsyen e ftesave të pareshtura...

Jam mërzit, bre Hanë! Gjumi natën po më ngulfat e ëndrrat po ikin prej meje. Sa herë bie muzgu, po më ngjallë veç frikë e vetmi.

E, për këtë, edhe të dua, e dashura Hanë. Sepse, veç t’u të shikuar mbushem me emocione, jetë.

Nuk e kam lehtë, bre Hanë, të vij çdo natë në dhomë, ku, pos objekteve të vdekura, frymë i jap veç unë dhomës! E, lehtë nuk është as atëherë kur këmbët po më shpijnë pa vetëdije në atë qoshen pranë dritares, ku edhe të shikoj ty...

Dhe, nga frika se do më braktisësh, ato rrahje të forta zemre po më shndërrohen në tinguj drithërues brenda trupit.

E, kjo po më bën me u ndie e pasigurt, me t’u afrua edhe më shumë.

Pasiguri po më ngjallin edhe yjet, që kurrë vetë nuk po të lënë, e dashur, aq sa edhe ta kam zili...

A e di, ti, Hanë, se ndonjëherë nuk qaj kokën se kush ikën a kush vjen? Jo për tjetër, por mendjes sime ia mbyllë gojën veç me një fjalë.

E, cila është ajo, do thuash.

Po, ti e di, madje më mirë se unë...

Kush të vlerëson për atë që je, do të jetë krahu yt, shtylla, që të mbanë në këmbë kur goditesh… E, unë jam ai që të vlerëson, të çmon, të do, madje më shumë se veten...

Por, po frikësohem se do më braktisësh edhe ti! E, pse-në e di ti, më së miri... Sepse, më ke mësuar të mos i harroj, qoftë edhe momentet më të imta që patëm në jetë.../A. Dragusha /“Kosovarja”/

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Mis, ikonë femërore, ekstravagante, misterioze
Sonte, 31 dhjetor 2017
Çka thotë Shaqir Palushi për kompaninë e tij, për Kosovën, për familjet në nevojë e për Çun Lajçin?
A është dheu i Kosovës i mallkuar?

http://kosovarja.al/perjetime/