Si u dashurova në misin?

Si u dashurova në misin?
Si u dashurova në misin?
Si u dashurova në misin?

Kur u njoha me të isha në dilemë të madhe se ç’kahe duhej t’i jepja lidhjes me të: ta dashuroja seriozisht apo të jepesha pas saj vetëm për aventurë, shkruan për Portalin tonë, “Kosovarja”, R., nga Peja.

Natyrisht, ajo më pëlqente, sepse ishte e bukur. Madje, pak vjet më parë, në moshën e saj 17 vjeçe ishte zgjedhur mis. E unë, pa dyshim, gjithmonë mundohesha të gjeja një vajzë e cila do më dashuronte pa hile. Por, unë, që të arrija synimin tim, duhej të shquhesha me diçka, si, bie fjala, ajo që dallohej me bukuri...

Në ditët e para të aventurave të mia më mungonte guximi dhe përvoja, sepse frikësohesha të lidhesha me vajza më të bukura se unë, meqë mendoja se herë do kur do më tradhtonin...

E keqja ime më e madhja ishte se kur bija në dashuri me ndonjërën, edhe metalikun e fundit e harxhoja për të dhe mbetja me gishta në gojë, sepse çmendesha pas asaj që dashuroja.

Shikimi i saj më gjunjëzoi...

Mirëpo, e dashuria ime e fundit, Meli, siç e thërrisja nga dashuria, dallonte për shumëçka nga vajzat e tjera që i kisha njohur deri në atë kohë. Ç’është e vërteta, ajo ishte mjaft tërheqëse, kishte trup e flokë të bukur, madje edhe ecje të bukur. Ajo ishte përcjellësja e parë në një garë bukurie të viteve të para të pasluftës në Kosovë, në qytetin e saj. E doja pa masë, sepse, siç thashë edhe më lart, shpejt bija në dashuri dhe jepesha me mish e shpirt pas saj. Isha dhënë me të gjitha forcat dhe ndjenjat pas saj, prandaj çka do që bëja e bëja për të, sepse edhe nuk ishte femër dosido. Ishte femër e cila që në shikim të parë më gjunjëzoi...

Gjëja më fantastike ishte kur bënim dashuri. Më dukej sikur fluturoja nëpër qiell, i tëri i shkrirë nga kënaqësia.

Por, Meli ishte mjaft dinake dhe dinte të qëllonte ku edhe të dhembte dhëmbi! Ia plotësoja të gjitha dëshirat, i blija gjëra të vlefshme, vetëm e vetëm që të bindej se e doja pa hile. Andaj, paga ime, edhe pse ishte bukur e mirë, shkonte brenda pak ditësh, andaj më nevojitej t’u kërkoja para vëllezërve, e që, për fat të mirë, qëndronin mirë me firmën e tyre të përbashkët.

...dhe, më në fund, më tradhtoi!

Në këtë kohë disi isha si i përhumbur, sepse për herë të parë dashuria më kishte kaluar në palcë. Nganjëherë ndodhesha edhe në krizë psikike, nga frika se do më tradhtonte. Dhe, ashtu ndodhi... Derisa gjithnjë e më shumë mundohesha ta afroja sa më afër vetes, duke synuar që ajo të ishte fati im i ardhshëm jetësor, pa pritur e kujtuar me preku në zemër tradhtia dhe idiotizmi i pafund i saj: kuptova se ajo përveç meje ishte në lidhje edhe me një biznesmen! Dhe, kulmi arriti të keqen kur e pash me sytë e mi duke hyrë në veturën e tij...

Por, edhe pas kësaj tradhtie të saj, e që ajo mendonte se unë nuk e dija, vazhdova ta dashuroja marrëzisht dhe nuk mund t’i thosha asnjë fjalë për tradhtinë e saj.

E, një ditë, derisa ishim bashkë, asaj i cingëroi telefoni dhe posa e hapi i tha: “Jam e zënë, dëgjohemi më vonë!”. Ky ishte edhe rasti që unë t’i thosha se e dija që më tradhtonte dhe ashtu veprova...

Por, që nga ajo ditë as ajo e as unë më nuk i bëmë telefonatë njëri-tjetrit, kështu që përfundoi një dashuri shumë e madhe për mua. /R.“Kosovarja”/ 

Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/perjetime/