Si e mori teposhtën dashuria ime e madhe?

Si e mori teposhtën dashuria ime e madhe?
Si e mori teposhtën dashuria ime e madhe?
Si e mori teposhtën dashuria ime e madhe?

Deri para më pak se një vit isha në lidhje dashuri me një djalë që e doja shumë, ama shumë... Edhe ai më donte... Por, si duket, fati ishte i tillë që ne të mos jemi gjithmonë bashkë, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Vitorja, nga Cyrihu i Zvicrës.

Pata një lidhje të fortë dashurie me një djalë, e cila edhe mori fund para disa muajsh. 5 vjet i kaluam bashkë. E doja pa masë, por edhe më donte. Por, si duket, fati ishte i tillë që ne të mos jemi gjithmonë bashkë... siç kishim ëndërruar...

Verën që shkoi isha me familjen time në Ksamil. Natyrë e mrekullueshme se jo mahi. Dolëm në plazh. Në plazh kishte edhe njerëz të tjerë, kryesisht të rinj... Laheshin, qeshnin dhe flisnin më zë të lartë. Më bezdisi ky fakt dhe mundohesha të mos i dëgjoj se ç’flisnin. Ua ktheva shpinën dhe bëhesha sikur rrezitesha. Pas pak çohem për t’u larë dhe shoh se pas meje vjen një nga djemtë që laheshin pak më parë. Pas një noti të mirë bie mbi zall që të rrezitëm. Edhe ai ishte shtrirë afër meje dhe më shikonte... Dikur u afrua edhe më afër dhe më tha: “Hyrë edhe një herë në ujë se dua të të them diçka”. E, unë nuk i thashë gjë, por vetëm qesha me ironi. Ai u ngrit, hyri në ujë dhe priste që të shkoja edhe unë pas tij... Por, kur pa se unë nuk shkoja, doli nga uji dhe erdhi përsëri afër meje dhe u shtri mbi rërë...

E solla në mendje: të çuditshëm janë djemtë: të ngacmojnë edhe pa të njohur, edhe pa ditur a ke ti të dashur a jo...

Edhe të nesërmen veproi njëjtë, si një ditë më parë. Madje, këtë ditë edhe më pyeti si quhesha. Dhe, nuk di as vetë nga e kishte mësuar, por më tha se ma di emrin... Mbeta e habitur kur ma tha emrin tim... Pas dite më erdhi edhe një sms dhe një foto imja, duke u rrezitur në plazh... Oh, se keni idenë si më lëvizën “fluturat” në bark... E lexova dhe nuk i ktheva përgjigje.

Pas nja dy orësh më erdhi një sms tjetër, ku më thoshte: “Ti do bëhesh e imja”.

Dhe, ndodhi si ndodhi, unë me familjen time përfunduam pushimin në Ksamil. Kur u ktheva në Zvicër, disi edhe marrëdhënia ime me ishin u ftohë aq sa edhe u ndamë.

Pas disa ditësh i shkruaj atij të Ksamilit një sms: “Të lutem, prej nga je?”. “Jam nga Prishtina”, ma kthen ai. Dhe, që të bindem se ai vërtet ishte nga Prishtina, e që mua më shkonte shumë për shtati, e lus të më thërriste në telefon nga një numër fiks. Nuk kaluan as pesë minuta dhe nga një numër fiks nga Prishtina dëgjova zërin e tij. Ishte po i njëjti zë që e kisha dëgjuar edhe në plazh, në kohën kur më pyeste si e kam emrin dhe që të hynim në ujë bashkë...

Tash s’ka ditë që nuk komunikojmë me telefon. Në korrik do të takohemi përsëri në të njëjtin plazh në Ksamil. Gjithë ata që dëshirojnë të na njohin do na shohin të përqafuar më 10 korrik, në plazhin e Ksamilit, afër restorantit “Abiori bar”.Vitorja /Kosovarja”/ 

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Mis, ikonë femërore, ekstravagante, misterioze
Sonte, 31 dhjetor 2017
Çka thotë Shaqir Palushi për kompaninë e tij, për Kosovën, për familjet në nevojë e për Çun Lajçin?
A është dheu i Kosovës i mallkuar?

http://kosovarja.al/perjetime/