Në jetë po t’u kujtuakan vetëm femrat që i ke pasur!

Në jetë po t’u kujtuakan vetëm femrat që i ke pasur!
Në jetë po t’u kujtuakan vetëm femrat që i ke pasur!
Në jetë po t’u kujtuakan vetëm femrat që i ke pasur!

Kur e kam takuar për herë të parë, nuk kam qenë në gjendje ta kontrolloj veten. Unë bëj pjesë në grupin e atyre meshkujve që kur e pëlqejnë një femër, nuk shikojnë më as prapa dhe as përpara. Dhe, unë ndryshova gjithçka te vetja vetëm e vetëm për të arritur qëllimin përfundimtar: ta përvetësoja Lindën. Nuk kam vuajtur shumë për të, sepse kurrë nuk e kam pasur shprehi të bie lehtë në dashuri me ndonjë vajzë dhe pastaj të vuaj deri në maksimum për të. Unë kam një parim të thjeshtë: sado e bukur që të jetë një femër, nuk e lë kurrë pa ia thënë një fjalë, qoftë edhe nëse ajo nuk më dëgjon. Por, më kanë bërë përshtypje gjithnjë ato femra, të cilat vetë më kanë joshur të parat dhe pastaj më ka mbetur mua që të udhëheq me ndjenjat.
Por, dashuria me Lindën ka qenë krejt ndryshe, sepse ishte e vetmja femër në jetën time, në të cilën rashë në dashuri si i marrë. Asnjëherë tjetër nuk më kishte ndodhur të më turbulloheshin mendtë para një femre siç ishte Linda, ndonëse para saj kisha pasur femra edhe më të bukura se ajo, siç ishin Vlora, Arbana… E pranoj se për të parën herë në jetën time jam ndier i poshtëruar përpara një femre, e cila ka bërë çfarë ka dashur me mua deri në ditën kur erdhi dhe më gjeti në shtrat mbi një femër tjetër, shkruan për Portalin tonë, Kosovarja”, A. B.

Me Lindën jemi njohur në një market të Prishtinës dhe që nga ajo ditë i jemi afruar njëri-tjetrit. Njohja ishte krejt e rastësishme: unë kisha mbushur dy qese me birra dhe gjëra të tjera ushqimore, ndërkaq ajo shikonte në raftet e vetëshërbimit në kërkim të një parfumi aromatik. Kur ia lëshova sytë e pash se ishte shumë e bukur, ndërkaq veshur kishte një fustan deri në gjunjë dhe një maicë të kaltër. Ishte verë dhe moti ishte tepër i nxehtë, kështu që veshja e saj verore menjëherë më dridhi trupin. Kam një shprehi të keqe: kur shoh një femër të bukur, më rrëqethet trupi dhe nuk di as vetë si arrij aty për aty të gjej një mënyrë për ta ngacmuar. E kthyer me shpinë prej meje, këmbëgjatë dhe biondinë, ajo shikonte herë njërin parfum, herë një tjetër, ndërkaq unë u ndala pranë saj dhe e kapa një parfum aty.

“Merre këtë parfum, është më i miri dhe e ke prej meje”, guxova t’i them me një zë që në fillim u dridh.

Ajo më shikoi dhe, pastaj, hijerëndë ma ktheu:

“Jo, s’ka nevojë t’ma blesh, faleminderit!”.

Mbeta në një situatë shumë të keqe dhe nuk dija kah t’ia mbaja.

“A do të ma blesh ti mua një, atëherë?”, i thash, por kësaj radhe me buzë në gaz.

Ajo në këtë moment ndryshoi pamjen në fytyrë dhe, sikurse mua, edhe asaj i buzëqeshën buzët.

“Cili po të pëlqen?”, më tha dhe këtu e kuptova se ajo ra në grackën time.

 Si u dashurova marrëzisht në Lindën

Sa kanë ndryshuar, o zot, kohëve të fundit vajzat shqiptare, mendova me vete. Më përpara ishte dashur që t’i shtjerrësh tri-katër palë këpucë, duke vrapuar pas tyre, tani me një fjalë goje e bën për vete cilëndo femër dhe kjo është shenjë e mirë e emancipimit të tyre. E pash sesi më “hëngri” me sy që nga këmbët deri te flokët dhe prapë rrinte e buzëqeshur. Vetë mënyra sesi ishte kthyer prej meje dhe më shikonte me bisht të syrit, tregonte se asaj po i pëlqeja nga çasti në çast. Nganjëherë jam në gjendje si të rri me një femër ta di se a është duke më simpatizuar a jo dhe kjo gjë ndodhi pikërisht atë ditë. Edhe pse ishte shumë e bukur për dallim nga unë, ajo nuk po më refuzonte, nuk po më injoronte, nuk po ikte prej meje. Përkundrazi, dëshironte të komunikonte me mua, aty në vetëshërbimin ku tani po shikonim parfumet për meshkuj dhe për femra. Megjithatë, në fund as unë asaj dhe as ajo mua nuk më bleu parfum, sepse harruam parfumet për shkak se kishim tjetër hall tani: si të mos e humbnim njëri-tjetrin.

Kur dolëm nga minimarketi, unë me dy qese, ajo me një, u drejtuam në të majtë të një rruge kah dëshironte të shkonte, ndërkaq unë, po ashtu, i thash se andej e kisha rrugën, në fakt këtu e gënjeva vetëm e vetëm për të mos u ndarë prej saj, sepse banesa ime ndodhej përballë atij dyqani. Ndalesha dhe e shikoja edhe vetë dhe nuk më besohej sesi më lejonte ta shoqëroja: ishte femër ideale ose kështu më dukej mua për momentin. Ndoshta më tepër më linte përshtypje vetë stili me të cilin ishte veshur: dukej sikur femër evropiane, për këtë arsye mua m’i mori mendtë. Menjëherë mendova me vete se ndoshta ajo bën pjesë në grupin e atyre femrave të bukura, të cilat vuajnë më së shumti për mashkull, sepse djemtë kur i shikojnë se janë të bukura, nuk kanë guxim t’u afrohen, sepse kujtojnë se s’kanë shanse t’i zënë. Nuk e di se çka ndodhte me mua në ato çaste, ecja rrugës me qese në dorë, për krah me një femër që deri atëherë as emrin nuk ia dija, as adresën dhe asgjë tjetër. E pyeta, sepse nuk u durova më dhe ajo më tha se kishte 24 vjet; se ishte kthyer për pushim me familjen e saj nga Holanda; se banonte në lagjen “Ulpiana” në një banesë tridhomëshe që sapo e kishin blerë. Nuk mund të përshkruaj momentin kur ajo u kthye prej meje dhe më pyeti:

“Ej, kush je ti, more?!”.

As unë nuk e gënjeva, por me sinqeritetin më të madh i thash se punoj dhe jetoj në Prishtinë, se i kam 26 vjet, se kam banesë, veturë dhe pagë të mirë, se familjen e kam në Francë, se do të shkoj gjatë vjeshtës për pushim te prindërit dhe prapë do të kthehem në Kosovë, se nuk më pëlqen të jetoj jashtë vendit, se jam i pamartuar, i pafejuar dhe i pa dashuruar.

Kur ia thash këtë të fundit, ajo qeshi dhe më ndërpreu:

“Edhe ti si unë qenke, a?!”.

 Për të parën herë vuajta për një femër

Ia dhashë numrin e telefonit tim mobil, ndërkaq ajo më premtoi se do më thërriste dhe në këtë mënyrë u ndamë për t’u takuar sërish. Tërë atë pasdite dhe as natën nuk më është hequr nga mendja pamja e saj madhështore dhe ashtu në largësi e dashuroja dhe fillova të ndieja diçka që s’kisha ndier kurrënjëherë në jetën time për asnjë femër tjetër: vuajtjen.

Të gjitha femrat që kisha njohur përpara Lindës nuk më kanë ngazëllyer aq shumë si ajo dhe nuk më kishin rrëmbyer zemrën, sepse gjithnjë femrat i kam dashuruar me kokë, por jo edhe me zemër. Me Lindën ndodhte diçka krejt tjetër që nuk e kisha provuar më parë, aq më tepër kur tërë atë ditë dhe tërë atë natë nuk e di sa herë isha shikuar në pasqyrë dhe nuk më besohej se ajo femër kishte folur me mua. E shikoja veten në pasqyrë dhe prapë më dukej vetja si një mashkull i shëmtuar sa herë përfytyroja fizionominë e Lindës, megjithëse të gjitha femrat që më kanë dashuruar më kanë quajtur “facë”, “simpatik”, “bukurosh”.

Mirëpo, atë ditë nuk e ndieja veten si mashkull ideal, përkundrazi më dukej e pamundur që ia kisha dalë të njihesha me një vajzë seks-bombë siç ishte Linda. Më e keqja ishte se të nesërmen ajo nuk ma cingëroi fare telefonin, ndërkaq edhe unë vendosa të mos i bëja një gjë të tillë. E pranoj një gjë: e kam inatin e madh dhe kurrë nuk kam pranuar të gjunjëzohem para një femre. Dhe, kur mendova se çdo gjë kishte mbaruar me Lindën dhe kur në vend të saj ftova në banesën time një femër tjetër, më pak e bukur se Linda për të m’i “qetësuar nervat”, në telefonin tim dëgjova zërin e ëmbël të Lindës. “Alo! Albert, a je ti?”.

Çfarë gëzimi ishte për mua ai moment, ndoshta s’do të mund ta harroj përjetë. U pajtuam që të shihemi në mbrëmje, ndërkaq femrën që e kisha atë ditë në vend të saj, m’u desh t’ia ndryshoja realitetin që më lidhte me Lindën, sepse të rralla janë ato femra që dëshirojnë të të shohin me një femër të dytë. Ç’është e vërteta, nuk dëshiroja ta humbja as Mimozën, e cila, po ashtu, ishte vajzë që më “kuronte shumë plagë” në trupin tim të shkallmuar: ajo ishte gjithnjë e etshme për seks, kjo është e vërteta e saj.

Por, atë ditë kur më thirri Linda, isha i detyruar ta gënjeja dhe këtë e kisha bërë për herë të parë në përvojën time të dashurisë. Kurrë nuk e kam pasur shprehi t’i gënjejë femrat dhe as t’i marrë në qafë… kurrë: mua gjithmonë më kanë dashuruar femrat vetëm pse kam qenë i sinqertë dhe i dashur me to.

 Më gjeti me tjetrën dhe më la

Kur dola me Lindën, as nuk u vesha më mirë, siç bëja nganjëherë dhe as nuk ndryshova gjë në pamjen time, sepse e dija se edhe ajo tashmë dukej të ishte e dashuruar në mua. Ashtu edhe ndodhi: sapo u ulëm në një lokal, ajo zgjati buzët drejt meje dhe më puthi. Nuk e di as vetë si e ndjeva veten në atë moment, por prapë e stopova veten dhe vetëm shikoja fytyrën e saj gazmore. Në atë takim vetëm u puthëm, ndërkaq pas dy ditësh kur u takuam ajo më ftoi në banesën e saj ku e kalova një natë me të, sepse ishte vetëm. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se çfarë ka ndodhur midis meje dhe asaj, por mund të them se kam pasur disa femra, mirëpo kënaqësinë më të madhe seksuale deri më tani ma ka dhuruar vetëm Linda. Nuk e kam pyetur se a kishte pasur dikë tjetër para meje dhe në cilën moshë e kishte humbur virgjërinë, sepse, thjesht, nuk më dukej normale ta pyesja. Tre muaj e gjysmë kemi qenë bashkë dhe kushedi sa do të ishim sikur të mos ndodhte e papritura: ajo erdhi një natë në banesën time dhe më gjeti me një femër tjetër.

Që nga ai moment kurrë më nuk e kam parë Lindën. Tani po provoj të jetoj edhe pa të dhe s’jam duke vuajtur më. Shpesh i them vetes: asgjë në këtë jetë nuk po t’u kujtuaka përveç femrave që i ke pasur. Këtë mendim e kam edhe sot, kur më dalin para syve disa nga vajzat që kanë hyrë dhe dalë nga deriçka e jetës sime. Nuk mund të mos e përmend një fakt: femrat shumë shpejt binin në dashuri në mua. Nganjëherë edhe çuditesha me veten time: pse më dashuronin femrat: se kisha para, se isha njëfarë tipi tërheqës, apo pse kisha kushte të mira për jetë...

Shikohesha në pasqyrë herë pas herë dhe gjithnjë e më shpesh ia rrahja supet vetes: o budalla, i çmende femrat… çka u bë kështu me ty! Frikësohesha se mos po i bija vetes “mësysh” dhe për këtë arsye e ndieja nga dita në ditë se sa më shumë që të kesh dhe të ndërrosh femra, aq më shumë je i suksesshëm dhe i simpatizuar ndaj tyre. E dija se po bëhesha njëfarë “ylli” për femra, prandaj po përjetoja njëfarë krenarie të pakuptueshme brenda vetes. E ndieja se ma kishin zili femrat, madje edhe ato që luftonin kundër meje dhe shpifnin duke u përpjekur që t’më prishnin punë me shoqet e tyre. Gjithnjë i përmbahem një parimi që i kam parashtruar vetes: femrën të cilën do ta dua me zemër dhe pa të cilën nuk mund të jetoj, edhe sikur të jetë prostitutë e shtëpive publike, unë do ta çoj menjëherë në shtëpi dhe do të martohem me të.

Por, deri më sot nuk më ka ndodhur diçka e tillë, prandaj them se mbeta pa u martuar. Nganjëherë edhe habitesha me veten: si po arrija të përvetësoja femra me aq lehtësi. Lehtësia më e madhe për mua qëndronte në faktin se isha tepër i sinqertë me to. Asnjërën nga vajzat e dashuruara nuk e kam marrë në qafë, si i thonë fjalës. Kur them këtë kam parasysh disa fakte: për shembull, t’u premtoja martesë dhe pastaj t’i lija me gishta në gojë; t’u garantoja kënaqësitë pafund dhe më pas t’ua ktheja shpinën pa paralajmërim.

Unë asnjërës dashnore nuk i kam rënë shuplakë, kurrë nuk i kam kapur për flokësh për t’i dëbuar në pikë të natës nga banesa. Thjesht, ato kanë ardhur te unë, kur ato e kanë ndier nevojën dhe mungesën time fizike dhe unë i kam pranuar. Nuk kam qenë kurrë idiot me to dhe fatzi për to. Asnjë femrës deri më sot nuk ua kam marrë virgjërinë. Të gjitha femrat që kanë ardhur te unë kanë pasur para meje një, dy apo më tepër dashnorë, për të cilët mua kurrë nuk më ka interesuar.

Shkurt e shqip: gjithnjë kam qenë i dashuruar në ato femra të cilat kanë qenë më parë aventuriste dhe aventuriste i kam lënë...A. B.“Kosovarja”

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +383 38 51 75 75 - MOB: +383 44 14 34 48;

Na ndiqni në

http://kosovarja.al/perjetime/