Të dashuroheni me…vetveten

Të dashuroheni me…vetveten
Të dashuroheni me…vetveten
Të dashuroheni me…vetveten

Dashuria ndaj vetes është hapi i parë për të gjetur një dashuri të re (të madhe) dhe për të jetuar një marrëdhënie të ekuilibruar. Ja disa këshilla “të jetuara” për t’u dashuruar me veten tuaj.

Kur flitet për të rënit në dashuri mendohet menjëherë për një tjetër person. Por ndoshta është momenti për të nxjerrë jashtë pak egoizëm të shëndetshëm dhe t’i dedikoheni vetëm pak vetes suaj, ta dashuroni atë!

Në këtë mënyrë, ju do të filloni të jetoni një jetë ndryshe, një jetë me më tepër kuptim. Përveçse do të ndieni, edhe do të dini të dashuroni të tjerët, atë që prisni për të gjithë jetën.

Giuliana Proietti, përveç këshillave, ka dhënë edhe mendime shkencore, të publikuara më parë në sajtin “Donna Moderna”.

Përkëdheljet

Rëndësia e përkëdheljeve është lobuar shumë herë! Thjesht dedikojini më tepër kohë vetes suaj, për t’u bërë të bukur. Të kujdeseni për trupin tuaj ju bën të ndiheni më mirë, më të bukur dhe më shumë tërheqës në të gjitha aspektet. Nëse shkoni te parukerja apo tek estetistja, akoma më mirë. Kjo gjë është shumë efikase. Mësoni të dashuroni gjithashtu edhe gjërat jo perfekte te vetja juaj.

Argëtimet

Këtë e dinë të gjithë, por shpeshherë e harrojmë. Ndaj, në “listën” tuaj të gjërave për të bërë, shtoni edhe të gjitha ato që ju japin energji, p.sh.: kërcimin, leximin e një libri (për energji të brendshme) apo edhe praktikimin e ndonjë sporti.

Pas sportit, ju me të vërtetë do të ndiheni paksa të lodhur, por edhe do të relaksoheni.

Dashuria ndaj vetes është hapi i parë për të gjetur një dashuri të re (të madhe) dhe për të jetuar një marrëdhënie të ekuilibruar. Ja disa këshilla “të jetuara” për t’u dashuruar me veten tuaj.

Flirti

Pak gjëra janë ato që “tonifikojnë” vetëbesimin, si për shembull bërja për vete ose flirtimi. “Arma sekrete” është të visheni bukur dhe pastër, edhe poshtë çarçafëve të shtratit tuaj. Ju do të kënaqni jo vetëm veten tuaj, por edhe ata/ato për të cilët jeni të interesuar.

Ëndrrat dhe projektet

Ëndrrat bëhen realitet … realiteti ju shtyn te një seri projektesh! Një nga gjërat që duhet të bëni shpeshherë, është të qëndroni vetëm me veten tuaj gjatë mbrëmjeve për të menduar mbi dëshirat tuaja dhe të fantazoni me detaje për projektet, duke fikur celularin dhe “problemet”. Pra, edhe përpjekjet kanë rëndësi!

Pastrimet

Ndër aktivitetet tuaja të përditshme preferoni të vini rregull edhe në ambientin ku jetoni: hiqni gjërat e vjetra, që nuk i ndieni më pjesë tuajat, e të cilat ju kujtojnë diçka negative dhe bëjuni vend gjërave të reja. Një shembull? Këto kohë do të dalin ofertat e mëdha të fundvitit: mund ta gëzoni veten edhe me diçka të vogël, por që ju kënaq sytë dhe ju bënë të ndiheni mirë.

Po apo jo?

Nëse jeni tipa të pavendosur, atëherë ju bën mirë të meditoni. Mësoni të zgjidhni se çfarë dëshironi vërtet në jetën tuaj, qoftë edhe sfidat. Kjo ju ndihmon të kuptoni më mirë se cilët jeni me një mekanizëm të thjeshtë: të zgjidhni “Po” ose “Jo”.

Fjalën ose mendimin “ndoshta” duhet ta eliminoni nga mendja dhe fjalori juaj. Pasi të “pajtoheni” me këtë lloj procesi, le të themi seleksionimi, natyrshëm ju do të bëheni më të shkathët dhe të zgjidhni më lehtë: ndoshta edhe njeriun e duhur për të kaluar jetën me ju.

Autodashuri

Kushdo që mendon se autoerotizmi është një gjë e cila u përket beqarëve, gabon rëndë! Ai i bën mirë humorit, ju ndihmon të njihni veten, ju zhvillon drejt fantazive erotike dhe ju përmirëson (në të gjitha kuptimet) edhe në marrëdhënien me të tjerët, të çdo lloj seksi.

Nëse jeni tashmë të rritur, ju e kuptoni shumë mirë se çfarë domethënie ka kjo gjë.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

http://kosovarja.al/per-jete/