Për çfarë shërben toniku për fytyrë?

Për çfarë shërben toniku për fytyrë?
Për çfarë shërben toniku për fytyrë?
Për çfarë shërben toniku për fytyrë?

Këtë produkt zakonisht femrat e konsiderojnë si hap të parëndësishëm gjatë përgatitjes për kujdesin e lëkurës dhe e anashkalojnë gjatë ritualeve të përditshme të bukurisë.

Përtëritësi i lëkurës nuk shërben për largimin e makijazhit dhe papastërtisë së fytyrës, këtë funksion në radhë të parë e kanë xhelet dhe shkumat për pastrim, qumështi dhe ujërat përkatës për pastrimin e fytyrës, transmeton Telegrafi.

Toniku për fytyrë është tretje ujore që vendoset në fytyrë për disa arsye:

▪ Për njomjen e lëkurës, e bën më të butë dhe e pengon tharjen, sidomos gjatë muajve të dimrit (për shkak të tharjes së ajrit nëpër ambiente ku ka nxehje) dhe muajve të verës (për shkak të klimatizimit);

▪ Largon luspat që mbesin edhe pas larjes së fytyrës (të cilat mund ta thajnë lëkurën) dhe kthen aciditetin natyror të lëkurës;

▪ Largon mbetjet e qumështit për pastrimin e fytyrës (dhe makijazhit);

▪ Ka efekt antibakteror dhe antiinflamator në lëkurën e prirë për irritime, inflamacione dhe alergji;

▪ Paraqet bazë të njomë, e cila vendoset para vënies së kremit, serumit dhe preparateve tjera për hidratimin e lëkurës.

Vetura e vjetër sjell rrezik të ri, por ju meritoni më shumë!
Si ta vendosni përtëritësin në fytyrë

Pasi të keni vendosur xhelin (ose shkumën) për larje ose qumështin për pastrimin e lëkurës dhe makijazhit, tonikun e qitni me anë të spërkatësit, ndërsa pastaj e leni të thahet pa e fërkuar ose fshirë.

Këtu qëndron sekreti edhe i ujërave termalë të cilët vendosen në fytyrë për të qetësuar irritimin.

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/per-jete/