Ky është burri shqiptar që u bën thirrje grave të marrin burrat me vete në sallën e lindjes

Ky është burri shqiptar që u bën thirrje grave të marrin burrat me vete në sallën e lindjes
Ky është burri shqiptar që u bën thirrje grave të marrin burrat me vete në sallën e lindjes
Ky është burri shqiptar që u bën thirrje grave të marrin burrat me vete në sallën e lindjes

Në një postim në grupin në Facebook, Feminizmi Shqiptar, një aktivist u ka bërë thirrje grave të mos i marrin kunatat dhe vjehrrat në spital me vete por burrat. Kjo pasiqë dihet se në vendin tonë kjo nuk është ndonjë traditë që është praktikuar shumë as në të kaluarën e as sot.

Në QKUK, gjegjësisht në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë nuk lejohet pjesmarrja e burrit në sallën e lindjes. Kjo pasiqë kushtet në sallën e lindjes janë të pafavorshme ku burri për të marr pjesë në lindjen e gruas së tij duhet të kalojë nëpër dhomën e pacienteve tjera.

Gazeta Shneta ka raportuar më herët se një gjë të tillë e lejon vetëm Spitali i Prizrenit, ku burrat lejohen të hyjnë në sallën e lindjes dhe të marrin pjesë në procesin e lindjes bashkë me gruan e tyre.

Është e rëndësishme sipas Ardian Ndrecajt që burrat të shohin procesin e lindjes në mënyrë që t’a kuptojnë vështirësinë dhe sfidat që gratë përballen gjatë sjelljes në jetë të një fëmije. Më poshtë e keni postimin e tij të plotë:

”Te dashura gra, nese keni me linde mos i merrni me veti ne spital motren, nanen, vjehrren a kunaten, por merreni burrin tuaj, edhe detyrone qe te hyje ne salle te lindjes me juve. Sepse burri i juaj duhet ta shohe se lindja e femijes nuk asht nje proces romantik e i kandshem qysh kena qef na me portretizu. Por le ta sheh se asht nje proces shume i mundimshem, e me dhimbje te tmerrshme. P.S. Une kam qene ne salle ne lindjen e dy femijeve te mije.”

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Mis, ikonë femërore, ekstravagante, misterioze
Sonte, 31 dhjetor 2017
Çka thotë Shaqir Palushi për kompaninë e tij, për Kosovën, për familjet në nevojë e për Çun Lajçin?
A është dheu i Kosovës i mallkuar?

http://kosovarja.al/per-jete/