3 maska natyrale për qerpikë të gjatë dhe të dendur

3 maska natyrale për qerpikë të gjatë dhe të dendur
3 maska natyrale për qerpikë të gjatë dhe të dendur
3 maska natyrale për qerpikë të gjatë dhe të dendur

Qerpikët e gjatë dhe të dendur janë ëndrra e çdo femre. Ata theksojnë vijëzimin e syrit të grimuar duke e bërë të duket më i plotë dhe më joshes.

 Kjo është dhe arsyeja që i lyejmë vazhdimisht me rimel që të na duken më të gjatë. Por ndonjëherë nuk mjafton. Më poshtë do të gjeni disa maska natyrale për rritjen dhe forcimin e qerpikëve.

 Vaj kastori dhe rozmarinë të freskët
Vaji i kastorit ndihmon zgjatjen dhe dendësimin e qerpikëve, duke qenë se hidraton dhe ushqen rrënjën. Ndërsa rozmarina jo vetëm që ndihmon në rritjen e tyre, por u jep atyre dhe shkëlqim. Ngroheni dy lugë çaji vajin kastori dhe hidhni më pas rozmarinë të freskët. Lëreni të tretet për pak kohë gati 15 minuta, ndërkohë që ftohet edhe vaji. E aplikoni atë me anë të një furçe për vetulla para se të flini.

 Çaj jeshil
Çaji jeshil përmban veti antioksiduese dhe antibakteriale, që ndihmojnë kryesisht për rritjen e flokëve. Flavonidet e gjendura tek çaji jeshil ndihmojnë gjithashtu për rritjen e qerpikëve. Ziejeni jo fort (sepse i humbasin vlerat), pastaj lëreni të vaket dhe lyeni vijën e qerpikëve me të.

 Limon dhe vaji ulliri
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i duhuri për rritjen e qerpikëve, duke qenë se është i pasur me vitaminën E dhe antioksidantë, lëndë ushqyese këto që ushqejnë rrënjën. Lëngu i limonit gjithashtu është një burim i mirë i vitaminës A dhe C, që ndihmojnë në rritjen e qimeve.
Hidhni në një kavanoz të vogël një filxhan vaj ulliri dhe lëkurën e një limoni të freskët. Mbylleni kavanozin dhe lëreni ashtu gjatë gjithë natës, në mënyrë që vaji i ullirit të thithë lëngun e lëkurës së limonit. Më pas e aplikoni atë gjatë ditës në një sasi të vogël tek vija mbi qerpikët; do ta vini re ndryshimin brenda pak javësh.


Lexo Revisten Online

Qershor, 2017 (2)

€ 1.99

| Blej Tani
Më e bukura e Diasporës
Mjerimin e një populli e udhëheqin dështakët, duke i fundosur të zotët!
“Në Stara Gradishkë e gjeta dhe aty e lash Adem Demaçin”
Kështu jetojnë kosovarët në Francë...