Kur do të martohem?

Kur do të martohem?

Shifra:“Dita-dita”
Jam 43-vjeçare, nga Drenica. Pyetja ime është: A do të martohem me personin që e dua? Dhe, pse sa herë që më ofrohet fati më largohet?

Përgjigje:

Para së gjithash, ti e do një person të martuar, prandaj koha jote nëse nuk ndryshon mendje dhe sjellje mund të kalojë vetëm duke pritur të pamundurën. Mos e prit, por orientohu të gjesh fatin që të takon ty, sepse ti po e pret fatin e huaj e ai nuk është për ty. Fakti pse të largohet fati nuk është që ai nuk vjen kah ti, por ti nuk shkon kah ai. Ti e do dikë tjetër dhe asnjë propozim as ide për fat të ri nuk e merr seriozisht. Janë shumë femra që flasin me mburrje se kanë shumë oferta e nuk po mund të vendosin, por “mburrja” në këso rastesh është dëm ndaj vetvetes. Mburrja nuk është rezultat, por virtyt. E, ty të duhet rezultati, sepse rezultati është martesë, ndërsa për ty mburrja është vetëkënaqësi dhe iluzion.

Pyete Magjistaren
Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.al/magjistarja/