Jam pa krye!

Jam pa krye!

Shifra:“E humbura”

E nderuar, halli im është kështu: jam martuar në moshën 15 vjeç dhe kam jetuar në fshat me burrë. Familja ime nuk e ka përkrahur martesën time dhe gjithmonë më kanë ofenduar sa ka pasur raste që kam shkuar te ta dhe s’kam mundur as bukë të ha nga fjalët që m’i lëshonin, mirëpo e shtyja martesën me zor.

I kam dy fëmijë dhe që nga dita e parë me të nuk kemi pasur probleme, sepse gjithmonë e kam dëgjuar me përpikëri se çka më urdhëronte dhe më këshillonte. Mirëpo, dita-ditës martesa jonë u zbehë, si pasojë e xhelozisë së madhe që kishte ai dhe dyshimi i tij i pabazë na bëri që t’i ndajmë rrugët tona.

Tani jetoj vetëm. Jam në lidhje me një tjetër dhe pres një fryt nga kjo lidhje, por ai më kushtëzon, nuk dëshiron t’mi lejoj fëmijët. Kam mbetur e humbur dhe nuk e kam përkrahjen e askujt, përveç personit që jam në lidhje dhe duhemi shumë, por ai nuk jeton këtu.

Të lutem, më ndihmo...

Përgjigje:

Ke bërë martesë të hershme, e në atë kohë te ti ka folur vetëm zemra e jo mendja e arsyeja. Martesa e hershme është një akt në të cilin bateria martesore harxhohet shumë shpejt. Te njeriu lind nevoja për të qenë më i freskët dhe për aq kohë sa ka funksionuar lidhja bashkëshortore kur ti ke vepruar, duke përfillur urdhra, ka funksionuar edhe martesa, e kur janë bërë bajat urdhrat e tij, ju keni gjetur rrugët tuaja. Mendja jote ka dëshmuar pjekuri kur jeni ndarë, sepse nuk e ke trajtuar më veten si shërbëtore, por si grua e pjekur dhe si nënë.

Ke bërë gabim që je futur në lidhjen e dytë pa i pasur të qarta rrugët e jetës, sepse ti i ke dy fëmijë nga martesa e mëparshme dhe e ke komplikuar jetën tënde dhe të fëmijëve tu. Burri i parë i kërkon fëmijët e vet, sepse ka arsye të mos i lë në duart e tjetrit. Ndërsa ti, duke shpresuar në forcim të lidhjes, do bëhesh edhe një herë nënë, duke bërë edhe gabimin e dytë. Njeriu i lidhjes së dytë nuk do të t’i mbajë fëmijët e parë, për çka do të lindin komplikime me të, e as ky s’do lejojë ta lërë fëmijën e vet në dorë të tjetrit. 

Pyete Magjistaren
Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/magjistarja/