U përdhunua, u mbyt dhe trupi i saj u hodh në plehra – pamje që tregojnë vogëlushen duke u larguar me një burrë misterioz

Policia vendase janë në kërkim të një njeriu që përdhunoi dhe vrau një vajzë tetëvjeçare dhe më pas e hodhi trupin e saj në plehra.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ajo ishte parë për herë të fundit në rrugën e saj për një recital të Kur’anit dhe trupi i saj u gjet rreth 2 kilometra nga shtëpia e saj.

Ndërkohë, janë publikuar disa imazhe të marra nga kamerat e sigurisë, të cilat thuhet se tregojnë të dyshuarin që largohet me Zainab Ansarin para se ajo të mbytej.

Vrasja ka shokuar pakistanezët, duke përfshirë ish yllin e kriketit Imran Khan, duke u bashkuar me thirrjet për policinë që të veprojë më shpejt për të arrestuar të dyshuarin.

Sipas raporteve të medias lokale, vajza u rrëmbye ndërsa prindërit e saj ishin në Mekë kryen një pelegrinazh fetarë.

Trupi i vajzës është zbuluar nga kalimtarët, në qytetin Kot Road, në provincën e Pubjabit.

E nëna e saj ka shtuar: “Unë nuk kam asgjë për të thënë, unë vetëm dua drejtësinë për vajzën time”.

Ndërkohë bëhet e ditur se qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë.

Lexo Revisten Online

Mars, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Merita Merja - Parukierja më e kërkuar shqiptare
Hajni në ballë të oxhakut
Si i dëbuam dhe vramë shqiptarët nga Toplica?
“KD Businnes Development”, ngritë ekonominë e Kosovës

http://kosovarja.al/kuriozitete/