Pse koha na duket se po ecën shumë më shpejt se sa kur ishim fëmijë?

Pse koha na duket se po ecën shumë më shpejt se sa kur ishim fëmijë?
Pse koha na duket se po ecën shumë më shpejt se sa kur ishim fëmijë?
Pse koha na duket se po ecën shumë më shpejt se sa kur ishim fëmijë?

Është një frazë aq e vjetër sa koha, por seriozisht, ku shkon koha?

Mund të jetë shumë herët, pasi është fillimi i vitit dhe të jeni kaq pesimist, por para se të mendoni mirë shumë shpejt do të jenë Krishtlindjet. Pse koha duket se na shkon kaq shpejt, kur jemi të rritur?

Nëse e kujtoni të kaluarën kur keni qenë fëmijë, ju mund t’i mbani mend pushimet verore dhe të mendoni se ishin të gjata sa një jetë dhe madje mund ta kujtoni dhe një ditë të vetme që ju duket e gjatë.

Biologët dhe autorët kanë përfunduar shumë hulumtime mbi jetën dhe dalin me disa arsye pse sa më të moshuar duket se më shpejt po ecën koha, trasmeton Indeksonline.

Një arsye sipas tyre është se për një pesë vjeçar një vit në tërësinë e jetës së tij është 1/50 e jetës së tij/saj. ndërsa për një 25 vjeçar, një vit është 1/25 e jetës së tyre, një përqindje shumë më e vogël.

Me kalimin e kohës, një vit bëhet një pjesë çdo herë e më e vogël në tërësinë e jetës sonë. Pra, ka kuptim që ne do të provojmë se koha do kalojë edhe më shpejt se tani. Pra, sa më të moshuar, koha do ecën më shpejt.

Një arsye tjetër është mbledhja e kujtimeve.

Sa më të moshuar që bëhemi, mbledhim më shumë kujtime, pra bëhemi me më shumë përvojë dhe kalojmë më shumë rutina.

Ne përdorim numrin e kujtimeve të reja për të vlerësuar se sa kohë ka kaluar.

Sa më pak kujtime që kemi, aq më pak e ndjejmë se ka kaluar koha. Prandaj, kur marrim pjesë në shumë aktivitete të reja (dmth kujtime të freskëta), ndjejmë sikur ditët janë kaq të gjata.

Pra, koha “ngadalëson” kur keni argëtim apo përvoja të reja. Ndërsa sa më shumë përvoja të njëjta, apo rutina që kalojmë ato bëjnë që koha të kalojë më shpejt.


Lexo Revisten Online

Mars, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Merita Merja - Parukierja më e kërkuar shqiptare
Hajni në ballë të oxhakut
Si i dëbuam dhe vramë shqiptarët nga Toplica?
“KD Businnes Development”, ngritë ekonominë e Kosovës

http://kosovarja.al/kuriozitete/