Porositi një palë xhinse në internet, u habit kur në xhep gjeti...

Porositi një palë xhinse në internet, u habit kur në xhep gjeti...
Porositi një palë xhinse në internet, u habit kur në xhep gjeti...
Porositi një palë xhinse në internet, u habit kur në xhep gjeti...

Infermierja Christine Evans kishte porositur në ueb-faqen “Nordstrom” një palë xhinse të markës “Not Your Daughters Jeans”, por edhe pse dukeshin të përkryera, brenda xhepit të tyre e priste pronaren një befasi.

Ajo xhepi brenda xhepit të xhinseve që i kishte paguar 100 euro, një palë brekë të femrave që ishin të përdorura, transmeton Telegrafi.

Ajo menjëherë e raportoi rastin tek kompania ku e kishte bërë porosinë, por ata kurrë nuk i kishin kthyer përgjigje. Në fund vendosi të shkruaj në Twitter se çfarë i kishte ndodhur.

“Pas shumë viteve besnikëri ndaj kompanisë tuaj, jam shokuar me neglizhencën e kompanisë tuaj, kur në xhinset që i porosita nga ju “Not Your Daughter Jeans” gjeta një palë brekë të palara të femrave në xhep. I kam telefonuar kompanisë për sqarim, por nuk më ka kthyer përgjigje”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Ajo ka shtuar se infermiere, e kishte brengosur më shumë rreziku nga brekët e palara që mund të paraqesin.

Dhe pasi që historia e saj u bë publike, “Nordstrom” i ka kërkuar falje duke i ofruar mundësinë që t’i ndërroj me një palë xhinse tjera, dhe se i kanë bërë më dije se janë duke hetuar rastin. Megjithatë, Christine tash e shumë vite kishte porositur rregullisht rroba në “Nordstrom”, dhe asnjëherë më parë nuk kishte pasur një problem të tillë.

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/kuriozitete/