Njihuni me spiunet femra që ndryshuan historinë

Njihuni me spiunet femra që ndryshuan historinë
Njihuni me spiunet femra që ndryshuan historinë
Njihuni me spiunet femra që ndryshuan historinë

Luftërat e spiunëve janë të vjetra sa bota, aq sa amerikanët e quajnë spiunazhin si “zanatin e dytë më të vjetër të botës”.

Rasti i helmimit të spiunit rus Sergej Skripal ka tronditur sallonet kancelaritë europiane, duke futur në sherr Londrën me Moskën, por ai nuk ishte as i pari as i fundit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Mi6-a britanike, CIA amerikane, KGB-ja sovjetike dhe Mossad-i izraelit, janë ndër shërbimet sekrete më të fuqishëm dhe më aktive.

Megjithatë, lufta e spiunazhit është dominuar nga 5 femra të fuqishme, që arritën të ndryshonin njëhëre e përgjithmonë marrëdhëniet mes kombeve.

1-Anna Chapman Në vitin 2010, Sergej Skripal dhe 4 rusë të dënuar për lojë të dyshtë spiunazhi u shkëmbyen në Vjenë, një tjetër qytet i njohur për shkëmbimin e spiunëve, me 10 agjentë rusë të kapur në SHBA.

Më e famshmja ndër to qe Anna Chapman (e kuqja), e arrestuar në SHBA për spiunazh dhe e dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas kthimit në Rusi, Chapman u bë një person i famshëm, prezantuese televizive dhe modele; por ajo që e rriti edhe më bujën e Anës ishte afera e dashurisë me Edëard Snoëden, ish-agjentit të CIA-s që u dha rusëve sekretet më të mëdha të qeverisë amerikane.

Pas kthimit në Rusi, Chapman u bë një person i famshëm, prezantuese televizive dhe modele; por ajo që e rriti edhe më bujën e Anës ishte afera e dashurisë me Edëard Snoëden, ish-agjentit të CIA-s që u dha rusëve sekretet më të mëdha të qeverisë amerikane.

Melita Norwood (1912-2005)

Në dukje ajo ishte asistentja e pafajshme e drejtorit të një prej qendrave të kërkimit atomic në Britani, që në fshehtësi ia kalonte sekretet e bombave atomike nga Letonia dhe mamasë, simpatizante të komunizmit, spiunazhi i saj u ekspozua në moshën 87 vjeçare. Përgjigja e saj ishte. “Mendova se do ta merrja në varr me vete këtë secret”.

Virginia Hall (1906-1982)

Një vullnetare amerikane i Operimeve Ekzekutive Speciale gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hall operoi në Francën e pushtuar. Ajo kordinonte aktivitetet e saj gjatë kohës që pun onte si korrespodente për Neë York Post. Dhe u shfaqë në listën e Gesapos si një ndër më të kërkuarit. Në listë njihej me emrin “Zonja e Çaluar”, kjo për faktin se në vitin 1932 kishte qëlluar veten në këmbë duke e zëvendësuar atë me protezë gjymtyrësh (në të cilën kishte fshehur dokumente të shumtë).

Belle Boyd (1844-1900)
E lindur në Virxhinia, Maria Isabella “Belle” Boyd u bë spiune e Konfederatave në moshën 17 vjeçare, pasi qëndronte nën survejim nga rojet sepse kishte qëlluar një ushtar të Unionit, sipas kujtimeve të së cilës, (ushtari) kishte fyer atë dhe mamanë e saj.” Ne femrat jemi të detyruara të armatosemi në mënyrë që të mbrojmë veten”. Sharmante dhe e bukur, ajo nxorri sekretet e Unionit dhe u dënua me burgim.

Ursula Kuczy
Komunistja hebreje- gjermane, Kuczynski u angazhua në këtë punë që në moshë të re. Në vitin 1930, ajo u zhvendos në Klinë, ku dhe praktikoi teksnikat e radios. Me pas jetoi në Zvicër dhe Angli, para se të largohej për në Berlin Lindor në 1950.

Një nga spiunët që ajo konkurronte për KGB-në ishte Kalus Fuchs.

Më vonë Usula u bë shkrimtare e librave për fëmijë.

Lexo Revisten Online

Mars, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Merita Merja - Parukierja më e kërkuar shqiptare
Hajni në ballë të oxhakut
Si i dëbuam dhe vramë shqiptarët nga Toplica?
“KD Businnes Development”, ngritë ekonominë e Kosovës

http://kosovarja.al/kuriozitete/