Nëse rrëqetheni kur dëgjoni muzikë, keni tru të veçantë

Nëse rrëqetheni kur dëgjoni muzikë, keni tru të veçantë
Nëse rrëqetheni kur dëgjoni muzikë, keni tru të veçantë
Nëse rrëqetheni kur dëgjoni muzikë, keni tru të veçantë

A keni pasur ndonjëherë ndjenjën që kur dëgjoni një këngë të mrekullueshme, i bën flokët dhe krahun tuaj të rrëqethet?

Matthew Sachs ka bërë një studim vitin e kaluar për të parë se të ndjeshëm janë njerëzit kur dëgjojnë muzikë dhe për të gjetur arsyen e kësaj.

Në studim kanë marrë pjesë 20 persona dhe ai ka gjetur se ata persona që ishin në gjendje të menaxhojnë anën e tyre emocionale dhe fizike ndaj muzikës, kanë struktura të ndryshme të trurit në krahasim me ata që nuk menaxhojnë emocionet e tyre.

Hulumtimi tregoi se ata kanë tendencë të kenë një vëllim më të dendur të indeve që lidhin korteksin e tyre auditor dhe zonat që përpunojnë emocionet, që nënkupton se të dy ato mund të komunikojnë më mirë së bashku.

Kjo nënkupton se nëse ju relaksoheni me muzikë, atëherë është e mundshme që të keni emocione më të fuqishme dhe më intensive.

Këto sensacione mund të ndërlidhen me memorien e lidhur me një këngë të caktuar.

Studimi është vetëm një pjesë e vogël e punës së Sachs për të zbuluar aktivitetet e trurit gjatë dëgjimit të këngëve, të cilat shkaktojnë reagime të veçanta.

Ai shpreson të mësojë se çfarë i shkakton këto reagime neurologjike, për t’i vendosur në funksion të trajtimit për personat me çrregullime psikologjike si rezultat i depresionit.

Zbulimet e Sach janë publikuar në Oxford Academic.

Lexo Revisten Online

Shkurt, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
“Nesa Underwear”, Egzon Kazagiqi e Marigona Fazliu godasin me të brendshme...
I lumtur apo i mërzitur?
Nëna që ia vranë fëmijët - Shtron sofrën për fëmijët që si ka më...
Afarist i suksesshëm, drejtor ekzekutiv i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane

https://kosovarja.al/kuriozitete/