"Çmendet" përsëri rrjeti, çfarë ngjyre janë atletet?

"Çmendet" përsëri rrjeti, çfarë ngjyre janë atletet?

Pak kohë më parë rrjetet sociale u "çmendën" rreth një fustani i cili për disa njerëz dukej me ngjyrë të bardhë dhe me ngjyrë ari dhe për disa të tjerë dukej kaltër dhe zi.

Por tashmë interneti po "çmendet" përsëri me një palë atlete, përcjell albeu.com.

Tani përdoruesit e internetit po ndahen përsëri mbi një palë atlete që paraqesin një problem të ngjashëm me fustanin: disa janë të bindur se këpucët janë gri dhe blu-marine, ndërsa të tjerët besojnë se janë të kuqe dhe të bardha.

Përdoruesi i Facebook Nicole Coulthard ndau një fotografi të atleteve të reja të shokut të tij, duke u kërkuar njerëzve se çfarë ngjyre mendonin se ishin, përcjell albeu.com.

Cilado ngjyrë që ju e shihni është si pasojë e zhvillimit të syve tanë dhe iu tregon për gjëra të rëndësishme rreth asaj se si sytë tanë i shohin gjërat në një botë të ndezur nga rrezet e diellit.

Kjo lejon njerëzit që ti shohin gjërat në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme, varësisht nga ndriçimi i dhomës dhe prapavija ku është vendosur objekti.


Lexo Revisten Online

Shtator, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Shqiptari që rrëmbeu titullin “Më i bukuri i Gjermanisë”
Ç’kohë është kjo?
Ia ka bërë varrin djalit, edhe pse eshtrat ende nuk i janë gjetur
Luftëtari që vlejti sa 1000 ushtarë

http://kosovarja.al/kuriozitete/