Supë me salmon dhe presh

Supë me salmon dhe presh
Supë me salmon dhe presh
Supë me salmon dhe presh

Jo vetëm pse temperaturat janë të ulëta dhe supa nevojitet për një vakt të ngrohtë por edhe sepse keni abuzuar disa ditë me radhë me mishin prandaj është koha që të ndryshoni shije!

Koha e përgatitjes - 30 minuta

Përbërësit për 6 persona:

6 fileta salmoni të freskët pa lëkurë ose të ngrirë (në këtë rast, nxirreni salmonin më parë nga ngrirja dhe lëreni të shkrihet ngadalë në frigorifer)
1 qepë
2 presh – vetëm pjesa e bardhë e tyre
3 karota
lëngu i 1 limoni
1 tufë majdanoz
3 lugë gjalpë
400 ml pana për kuzhinë
300 ml lëng perimesh I valuar (nëse nuk keni kohë, mund ta përgatitni dhe me dado supe)
2 lugë miell
2 lugë mustardë
kripë, piper

Përgatitja:

1.Filetat e salmonit i ndajmë në kubikë jo shumë të vegjël. Preshët e pastruar, i presim në rrota të holla.

2. Karotat i qërojmë, i lajmë, i presim në rrota të holla dhe më pas i ziejmë në tenxhere me ujë të valuar derisa të zbuten. Heqim karotat dhe ziejmë preshët për 5 minuta që nga momenti kur marrin valë. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë.

3.Në një tigan, tretim 1 lugë gjalpë dhe skuqim qepën të grirë hollë, karotat, preshin dhe kubikët e salmonit. I skuqim për 6-8 minuta duke i përzier vazhdimisht me lugë druri. Heqim tiganin nga zjarri dhe e lëmë mënjanë.

4.Në një tenxhere, shkrijmë 2 lugët e gjalpit që na kanë mbetur bashkë me miellin dhe kur ky I fundit të marrë ngjyrë, shtojmë lëngun e valuar të perimeve dhe e përziejmë vazhdimisht me rrahësin e vezëve me dorë që mielli të mos krijojë kokrriza. Pas pak minutash, shtojmë panën dhe mustardën. E rregullojmë për kripë e piper. Shtojmë këtu përzierjen me karota e salmon që kemi në tigan, i përziejmë me lugë druri dhe pas 2 minutash e heqim tenxheren nga zjarri. Shtojmë lëngun e limonit dhe supa është gati për t’u shërbyer. Me copat jeshile të preshit, të prera hollë, dekorojmë pjatat.

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/gatojca/