Supë e dendur viçi me karota dhe selino

Supë e dendur viçi me karota dhe selino
Supë e dendur viçi me karota dhe selino
Supë e dendur viçi me karota dhe selino

E shijshme dhe mjaft e thjeshtë në përgatitje. Recetë e përshtatshme edhe në stinën e nxehtë.

Përbërësit:

– 400 g mish viçi,
– 2 lugë vaj ulliri,
– 2 karota,
– një qepë,
– 3 patate të vogla,
– 1 rrënjë e vogël selinoje,
– 2 lugë plot griz,
– 1 të verdhë të vezës,
– 1 tufë majdanoz,
– kripë,
– piper.

Përgatitja:

Pritni mishin e viçit në kube të vogla dhe qitni të zihen. Në një tjetër tenxhere fërgoni në gjalpë qepën, karotën dhe selinon (të gjitha të grira imët) – rreth 10 minuta.

Shtoni patatet të prera në kube dhe të gjitha zhytni në ujë. Zieni në zjarr mesatar derisa perimet të zbuten, pastaj në to shtoni edhe mishin.

Kur të zihen të gjitha, në një tepsi përzieni grizin, pak ujë dhe të verdhët e vezës.

Përzierjen shtojeni në supë dhe vazhdimisht përzieni, derisa supa të dendësohet.

Qitni erëzat dhe shërbejeni

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/gatojca/