Pilaf me shafran dhe mish pule

Pilaf me shafran dhe mish pule
Pilaf me shafran dhe mish pule
Pilaf me shafran dhe mish pule

Kjo recetë turke sjell një ide shumë të mirë për të gatuar një pilaf ndryshe. Pasi ta provoni, me siguri do të ndani të njëjtin mendim me ne.

Përbërësit:

– 600 g fileta pule,
– 3 speca të freskët (i kuq, i verdhë, i gjelbër),
– 1 lugë e vogël shafran,
– 3 lugë vaj,
– 2 thelpinj hudhre,
– 80 g bademe të pjekura,
– 1 lugë erëza.

Për pilaf:

– 200 g oriz basmati,
– 1 lugë të vogël shafran,
– 100 g qepë,
– 600 ml ujë të nxehtë,
– 1 lugë margarinë,
– 2 lugë të vogla erëza.

Përgatitja:

Filetat e pulës dhe të specit pritni hollë për së gjati. Në vaj të nxehur piqni mishin e pulës nga të gjitha anët dhe shtoni specin.

Qitni erëza dhe zieni rreth 10 minuta duke i qitur pak ujë. Në fund përzieni shafranin dhe thelpinjtë e grirë të hudhrës. Orizin lajeni dhe kullojeni.

Në margarinën e nxehur fërgoni pak qepën e grirë në rrathë, shtoni orizin dhe bashkë piqni rreth 2 minuta. Pastaj shtoni ujin, shafranin dhe erëza.

Pilafin zieni në zjarr mesatar 10 – 12 minuta.

Shërbimi

Orizit të përgatitur në këtë mënyrë qiteni fletë të pjekura të bademit dhe shërbejeni me mishin e zier të pulës.

Këshillë: Në vend të gjoksit të pulës, për këtë ushqim mund të përdorni edhe mishin e bardhë të shpezëve të tjera

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/gatojca/