Makarona me spinaq

Makarona me spinaq
Makarona me spinaq
Makarona me spinaq

Një darkë e thjeshtë, por shumë e shijshme. Ideale për ditët e ngarkuara me punë.

Udhëzimet

Makaronat i ziejmë sipas udhëzimit dhe i lëmë mënjanë.

Në zjarr mesatar fërgojmë qepën dhe hudhrën e grirë imët.

Kur të marrin ngjyrë të artë, shtojmë edhe spinaqin bashkë me mëlmesat e dëshiruara.

Pas fërgimit të spinaqit për pak minuta, shtojmë ajkën e gatimit dhe e lëmë të ziejë derisa të nis e shterrojë në masë.

Një tavë e lyejmë me pak yndyrë. Zbrazim në të makaronat e ziera, ndërsa sipër makaronave hedhim spinaqin e përgatitur.

Në fund hedhim edhe pak djath kackavall të grirë në rende.

Tava futet në furrën e parangrohur në 200 gradë për 15-20 minuta.

Ju bëftë mirë.

Lexo Revisten Online

Shkurt, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
“Nesa Underwear”, Egzon Kazagiqi e Marigona Fazliu godasin me të brendshme...
I lumtur apo i mërzitur?
Nëna që ia vranë fëmijët - Shtron sofrën për fëmijët që si ka më...
Afarist i suksesshëm, drejtor ekzekutiv i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane

https://kosovarja.al/gatojca/