Makarona me domate dhe peshk ton

Makarona me domate dhe peshk ton
Makarona me domate dhe peshk ton
Makarona me domate dhe peshk ton

Është një pjatë tipike verore. E thjeshtë për t’u përgatitur dhe mbi të gjitha, mund të hahet e ftohtë.

Nëse nuk keni peshk ton në shtpëi, mund të shtoni edhe fileto pule apo perime të ndryshme të pjekura.

Përbërësit për 4 persona:
400 gr makarona
200 gr domate qershi
2 kuti peshku ton në ujë
Misër të zier
Kripë, piper
Borzilok
1 qepë e kuqe
Vaj ulliri

Përgatitja:
Ndërsa keni vënë ujin e makaronave dhe më pas I keni hedhur këto të fundit të ziejnë, prisni qepën në feta shumë të holla. Lëereni për 3-4 minuta në ujë të ftohtë dhe kullojeni për ta hedhur te makaronat të cilat I vendsim në një tas të madh. Shtojmë gjithë përbërësit e tjerë, I trazojmë mirë dhe I shërbejmë në formë sallate./Living/

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Mis, ikonë femërore, ekstravagante, misterioze
Sonte, 31 dhjetor 2017
Çka thotë Shaqir Palushi për kompaninë e tij, për Kosovën, për familjet në nevojë e për Çun Lajçin?
A është dheu i Kosovës i mallkuar?

http://kosovarja.al/gatojca/