Krostatë e shpejtë me boronica dhe krem me vezë

Krostatë e shpejtë me boronica dhe krem me vezë
Krostatë e shpejtë me boronica dhe krem me vezë
Krostatë e shpejtë me boronica dhe krem me vezë

Krostata është një ëmbëlsirë e përshtatshme për verën sepse kremi, duke ndenjur në frigorifer, ftohet duke u kthyer thuajse në një kasatë.

Pasditet me të nuk do të jenë as të rënda e as të mërzitshme ;)

Përbërësit:

1 petë e gatshme brumi frola
250 g boronica të ngrira ose të freskëta
170 g sheqer
4 kokrra vezë
150 g pana

Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
1. Përgatisim kremin me boronica: i grijmë boronicat në grirëse frutash derisa të bëhen si krem. I kullojmë me sitë për t’u hequr lëkurën, që të përftojmë një krem të lëmuar. Hedhim purenë e boronicave në tenxhere, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë me rrahëse vezësh me dorë. Shtojmë vezët, vëmë tenxheren në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht me rrahëse vezësh me dorë dhe sapo të marrë valë, e heqim nga zjarri. Shtojmë panën vetëm kur kremi të jetë vakur. E ruajmë në frigorifer deri në momentin që do të përdoret.

2. Brumin frola e vëmë në një tavë me diametër 24 cm, i presim anësoret, shpojmë bazën me pirun dhe e vëmë të piqet për 30/35 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë. E heqim dhe e lëmë të ftohet.
Kur të jetë ftohur plotësisht, e mbushim me kremin me boronica dhe e lëmë të ftohet në frigorifer për të paktën 3 orë.
E nxjerrim nga frigoriferi 15 minuta përpara se ta konsumojmë.

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/gatojca/