Katër salca për patate të skuqura më të shijshme se kurrë

Katër salca për patate të skuqura më të shijshme se kurrë
Katër salca për patate të skuqura më të shijshme se kurrë
Katër salca për patate të skuqura më të shijshme se kurrë

Nëse je mërzitur t’i shoqërosh patatet e skuqura vetëm me kechup, ka ardhur koha të bësh vetë disa salca të tjera.

Produktet që do të nevojiten janë shumë të thjeshta, por shija do të jetë e veçantë.

Salca 1

Përbërësit:

▪ 1 filxhan majonezë
▪ 1 lugë kafeje hudhër pluhur
▪ 1 lugë gjelle lëng limoni
▪ kripë dhe piper

Përzieni të gjithë përbërësit dhe lërini në frigorifer për gjysmë ore.

Salca 2

▪ Përbërësit:
▪ 250gr kaçkavall
▪ gjysmë filxhani qumësht krem

Vendosni kaçkavallin në një tigan në zjarr të mesëm. Kur të fillojë të shkrijë shtoni qumështin dhe trazoni derisa të bëhet një masë uniforme.

Salca 3

Përbërësit:

▪ 2/3 majonezë
▪ 1/3 filxhan kechup
▪ gjysmë luge kafeje qepë pluhur
▪ 1 lugë kafeje lëng turshie

Përzieni të gjithë përbërësit dhe lërini për gjysmë ore në frigorifer, deri sa shijet të lidhen me njëra-tjetrën.

Salca 4

▪ Përbërësit:
▪ 2/3 filxhan majonezë
▪ 1/3 filxhan mustardë
▪ 1-2 lugë kafeje mjaltë

Përzieni majonezën me mustardën. Shtoni fillimisht një lugë mjaltë dhe provoni. Nëse ka nevojë për ëmbëlsi shtoni dhe lugën tjetër.

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Mis, ikonë femërore, ekstravagante, misterioze
Sonte, 31 dhjetor 2017
Çka thotë Shaqir Palushi për kompaninë e tij, për Kosovën, për familjet në nevojë e për Çun Lajçin?
A është dheu i Kosovës i mallkuar?

http://kosovarja.al/gatojca/