Drekë familjare për gjysmë ore: Receta më e shijshme për gjoks të pjekur pule!

Drekë familjare për gjysmë ore: Receta më e shijshme për gjoks të pjekur pule!
Drekë familjare për gjysmë ore: Receta më e shijshme për gjoks të pjekur pule!
Drekë familjare për gjysmë ore: Receta më e shijshme për gjoks të pjekur pule!

Përbërësit për 4 persona:

450 g gjoks pule (pa eshtra),

100 g miell,
2 limonë,
2 lugë të vogla vaj ulliri ekstra virgjin,
100 ml supë pule,
2 lugë të vogla gjalpë,
2 hudhra,
1 lugë të vogël kripë,
1 lugë të vogël piper,
majdanoz të freskët.

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 200 gradë. Në enë përzieni miellin, kripën, piperin dhe korën e një limoni.

Qiteni në enë gjoksin e pulës të prerë në formë bërxollash dhe rrotulloni derisa sipërfaqja të bëhet e mbuluar në tërësi me përzierjen e miellit dhe erëzave.

Priteni një limon në feta.

Në një tigan më të madh dhe në temperaturë mesatare ngrohni vajin e ullirit.

Shtoni mishin e pulës dhe fërgojeni rreth pesë minuta derisa njëra anë të marrë ngjyrë ari-të gështenjtë.

Rrotullojeni gjoksin e pulës, qitni supën e pulës, gjalpin, hudhrën dhe fetat e limonit.

Futeni mishin e pulës në furrë dhe piqeni edhe 10 deri 15 minuta.

Shërbejeni me salcën nga tigani dhe sipas dëshirës pak majdanoz të grirë

Lexo Revisten Online

Shkurt, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
“Nesa Underwear”, Egzon Kazagiqi e Marigona Fazliu godasin me të brendshme...
I lumtur apo i mërzitur?
Nëna që ia vranë fëmijët - Shtron sofrën për fëmijët që si ka më...
Afarist i suksesshëm, drejtor ekzekutiv i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane

https://kosovarja.al/gatojca/