Cheesecake me luleshtrydhe në gotë

Cheesecake me luleshtrydhe në gotë
Cheesecake me luleshtrydhe në gotë
Cheesecake me luleshtrydhe në gotë

Për këtë super shije, nevoiten:

500 gr luleshtrydhe
30 gr gjalpë
100 gr biskota
2 lgj qumësht
200 gr krem djathi
250 gr salcë kosi
100 ml pana
60 gr sheqer
1 lgj lëng limoni
Lëkurë limoni

Vendosim në tigan gjalpin me biskotat e thërrmuara me 2 lugë qumësht, 1 lugë sheqer dhe i kaurdisim pak derisa ato të bëhen krokante, i largojmë më pas dhe i lemë të ftohen. Në një tas rrahim 100 ml pana ëmbëlsire. 

Në tasin ku kemi vendosur kremin e djathit shtojmë 1 lugë lëng limoni, pak lëkurë limoni dhe i trazojmë së bashku derisa kremi i djathit të hollohet pak. Trazojmë salcën e kosit me kremin e djathit dhe me 30 gr sheqer dhe më pas e trazojmë këtë krem me panën e rrahur. Gjysmat e luleshtrydheve i presim në feta për dekor, pjesën tjetër e vendosim në një blender dhe e kthejmë në pure duke i shtuar dhe pjesën e sheqerit të mbetur (30 gr).

Në çdo gotë fillimisht vendosim nga 1 lugë biskota, dekorojmë anët me luleshtrydhe, shtojmë më pas kremin dhe më pas vendosim purenë e luleshtrydhes. I vendosim gotat në frigorifer për 2 orë dhe mund të dekorohen në fund sipas shijes me krem ose me luleshtrydhe.

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/gatojca/