Bullgur sallata

Bullgur sallata
Bullgur sallata
Bullgur sallata

Me këtë sallatë nuk është e nevojshme asgjë tjetër, sepse shërbehet me perime të sezonit dhe me ato perime të cilat i keni në kuzhinë.

2 dl bullgur,

1 qepë e re,
3 – 4 rrika,
1 spec i kuq,
¼ e kastravecit,
05, dl vaj,
kripë,
sipas dëshirës piper,
250 – 300 g mish pule nga skara,
10 kube djathë feta,
4 dl ujë.

Përgatitja:

1. Në 4 dl ujë të nxehtë shtoni një lugë çaji kripë dhe 2 dl bullgur. Përzieni me pirun, mbuloni dhe zieni 12 minuta në temperaturë të ulët.

2. Derisa bullguri të zihet, priteni mishin e pulës ose nëse është pa kocka vetëm priteni në kube.

3. Perimet pastroni, lani dhe pritni në kube. Të gjitha qitni në pjatën në të cilën shërbehet sallata. Përzieni, qitni kripë, piper dhe vaj.

4. Kur bullguri të jetë i zier, hiqeni nga zjarri dhe lëreni 5 minuta të ftohet. Bullgurin e nxehtë me pirun me kujdes përzieni derisa të bëhet bullguri i shkriftë.

5. Sasinë e dëshiruar të bullgurit përzieni me perimet e përgatitura më parë. Sipas dëshirës qitni ndonjë kube djathi feta apo pak fletë të grira majdanozi.

6. Përzieni. Sipas nevojës apo dëshirës shtoni edhe pak erëza.

Shërbimi

Me këtë sallatë nuk është e nevojshme asgjë tjetër, sepse shërbehet me perime të sezonit dhe me ato perime të cilat i keni në kuzhinë.

Eventualisht mund të shtoni një gjysmë veze të zier fortë. Një gotë pijeje e ftohtë nuk do të jetë e tepërt

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/gatojca/