Ja disa mënyra si ta bëni një femër të ketë një raport të paharruar në shtrat

Ja disa mënyra si ta bëni një femër të ketë një raport të paharruar në shtrat
Ja disa mënyra si ta bëni një femër të ketë një raport të paharruar në shtrat
Ja disa mënyra si ta bëni një femër të ketë një raport të paharruar në shtrat

Në fillim të çdo marrëdhënie seksi është hot, i shpeshtë dhe plot pasion. Kjo faza e “muajit të mjaltit” është shumë eksituese dhe gudëlisëse.

Deri sa jeta e vërtetë të godet më të gjitha kufizimet kohore dhe regjimet e përditshme.
Marrëdhëniet afatgjata kërkojnë shumë vëmendje nëse do të mbash aktive jetën seksuale.

Një nga problemet më të mëdha seksuale në këtë fazë është padyshim rënia e dëshirës. Kjo gjë vërehet më shumë te gratë, por dhe burrat padyshim përjetojnë diçka të tillë. Ka shumë arsye për këtë: stresi, lodhja, kërkesat e punës, fëmijët dhe përgjegjësitë e tjera. Koha për krevat përkthehet në kohë gjumi, shkruan Zhaklin Lekatari

Për të kuptuar se pse libido bie më shumë te gratë se burrat, duhet shpjeguar si funksionon ana seksuale e trurit te gratë.

Shumë burra hetero mund të ndihen konfuz kur shohin që partneret humbasin interesin në seks. Ata mund të pyesin veten se pse ajo nuk eksitohet, se pse ajo nuk eksitohet si ai, dhe pse ajo ka humbur interesin për atë. Ndonjëherë dhe vetë gratë hetero pyesin veten se pse në fillim ishin aq të dhëna mbas seksit dhe më pas jo.

Duket sikur gratë humbasin interesin, por njëherë që fillojnë e bëjnë seks duan maksimumin prej tij. Duket sikur motorri i tyre ka nevojë të ndizet duke marrë superxhiro. Për të kuptuar sekretin duhet të dimë si funksionon motori.
Cikli tradicional i përgjigjes seksuale te individi fillon me dëshirën, ndjekur nga eksitimi, orgazma dhe në fund kënaqësia.

Të dyja palët i përgjigjen këtij sistemi në fillim të marrëdhënies. Ajo që kuptojmë nga dëshirat apo libido e grave është që në vend që të kenë interesa të shpeshta seksuale, ato bëhen neutrale duke kërkuar mënyra të reja për të nxitur seksualitetin. Në këtë pikë seksualiteti është më shumë përgjigje, se sa spontan.

Parë nga një dimension mekanik: një makinë që është neutrale ka një bateri që punon, por që kërkon aksion për ta futur në punë. Pra, nga një perspektivë njerëzore, nëse një grua është në pozicion neutral, nuk do të thotë që ka një problem më dëshirën. Ka shumë diferencë midis të qënurit në pozicion neutral dhe të mos paturit dëshirë ose kur bateria e makinës të ka lënë.

Për shumë gra dëshira seksuale dhe eksitimi ndodhin në të njëjtën kohë. Një grua do pranojë të angazhohet në seks jo sepse është patjetër e eksituar, por ndoshta për shkak të nevojës që ka për të qënë pranë partnerit, dëshirës për ta kënaqur atë ( dhe veten gjatë proçesit), për dashuri, për afeksion, për lidhjen emocionale( kjo nuk do të thotë që ajo nuk ka kurrë momente kënaqësie apo dëshirë). Konteksti është shumë i rëndësishëm për gratë.

Për atë, situata duhet të jetë e qetë dhe relaksuese që të shijojë eksperiencën ( pa mendime për fëmijët, ty, përgjegjësitë, ndjenjat ndaj partnerit)

Pra si mund të ndihmojë partneri që motori i saj të ndizet ?
Mirësia: mundohu të kuptosh atë që kalon ajo. Bëji pyetje pa e ngacmuar. Ajo çka duan gratë është që të jenë të degjuara dhe të jenë të kuptuara. Dëgjoje PA DHËNË KËSHILLA. Ajo do e pëlqejë miratimin tuaj.

Ndal presionin: dhe atë indirekt. Mos e ngacmo me kërkesa seksuale dhe nëse jeni duke menduar: “ nuk do të ndodhë nëse nuk e bëj”. Duke i vënë presion do të merrni efektin e kundërt.

Mëso të jetosh me ereksionin tënd. Nuk është përgjegjësia e saj. Jepi asaj prekje jo seksuale. Bëhu i dashur pa pritur diçka prej saj. Kjo do të ju japë një mundësi.

Kaloni kohë bashkë: duke folur për ju dhe marrëdhënien tuaj. Kushtojini vëmendje intimitetit tuaj në çift.
Kaloni çdo ditë të paktën 15 minuta bashkë në mnyrë që të krijoni lidhjen me njëri tjetrin.
Thuaj asaj çdo ditë: “ TE DUA”!

Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.al/dashni/