8 gjëra që burrat i bëjnë VETEM me gruan që dashurojnë

8 gjëra që burrat i bëjnë VETEM me gruan që dashurojnë
8 gjëra që burrat i bëjnë VETEM me gruan që dashurojnë
8 gjëra që burrat i bëjnë VETEM me gruan që dashurojnë

Burrat dhe gratë kanë mënyra të ndryshme për të treguar që kujdesen për tjetrin. Nëse një burrë është i gatshëm të shfaqë publikisht dashurinë për një grua, ai nuk po bën shaka. Ja disa prej gjërave që burrat i bëjnë vetëm me gratë që dashurojnë:

1. Ai dëgjon

Nuk e keni tërësisht gabim, nëse mendoni që burrat ndonjëherë sillen si fëmijë. Shumica përqëndrohen vetëm tek pasionet e tyre. Nëse ju dashurojnë, zëri juaj është muzikë për veshët e tyre. Mjafton të thoni një gjë që ka vërtetë rëndësi, dhe ata ngecin në grepin tuaj. Burri që vërtetë ju do, jo vetëm do t’ju dëgjojë, por edhe do u kushtojë vëmendje fjalëve që i thoni. Do të vini re që ndjek këshillat dhe respekton mendimet tuaja.

2. Grindet me ju

Po, është tamam kështu. Grindjet s’janë gjithmonë shenjë që një marrëdhënie po shkon keq. Nëse ju do vërtetë ju dhe i pëlqen marrëdhënia juaj, do të marrë kohë edhe të grindet, diskutojë dhe gjejë zgjidhje. Debatet e herëpashershme janë shenjë se ai do që t’i bëjë gjërat të funksionojnë.

3. Sakrifikon

Kjo është një nga shenjat më të mëdha që një burrë e do një grua. Nëse ndryshon planet e tij dhe heq dorë nga diçka që do ta bëjë, për diçka që e di se do ju bëjë ju të lumtur, atëherë po tregon se ju do dhe respekton. Dhe do që t’ju vendosë në plan të parë.

4. Lufton për dashurinë tuaj

Një burrë në dashuri do të luftojë që ta ruajë dashurinë që ka. Do të përballojë dimrat më të ftohtë dhe verat më të nxehta, thjeshtë për të qenë me ju. Një burrë në dashuri ndjehet me fat që ju ka në jetën e tij, dhe e di që t’ju humbasë, do të ishte gjëja e fundit që do të dëshironte.

5. Eshtë krenar për arritjet tuaja

Kur një burrë dashuron një grua, çdo gjë që ajo bën është edhe si arritje e tij. Eshtë pak a shumë si krenaria që nëj nënë ndjen kur fëmija bën diçka të mirë për herë të parë. Një burrë në dashuri nuk konkurron me gruan që do, një burrë në dashuri fiton bashkë me gruan që do.

6. Mendon që jeni e bukur, edhe në ditën tuaj më të keqe

Një grua mund të mos ndjehet rehat që të takojë njeriun që do në një ditë të caktuar, sepse ajo ndjehet keq. Por janë pikërisht këto ditët kur duhet ta takojë e ta vërë në provë. Nëse atij nuk i bëhet vonë për pamjen e saj atë ditë, është shenjë e mirë. Kur një burrë e do vërtetë një femër, ajo duket gjithmonë e bukur në sytë e tij.

7. Kujdeset për familjen dhe miqtë tuaj, sepse edhe ju e bëni

Një burrë në dashuri e kupton se njerëzit që ju doni janë të rëndësishëm për ju, dhe që nëse ata janë të lumtur, do të jeni edhe ju. Nëse ju dashuron, do ju dëgjojë me durim kur të ndani histori për jetët e miqve e mikeshave tuaja. Ai do e kuptojë rëndësinë e tyre në jetën tuaj.

8. Ai nuk ka frikë të jetë i brishtë

Burrave nuk u pëlqen të shfaqin dobësi, kurrë. Por nëse ju dashuron, nuk do të ketë problem të tregojë se ka frikë se mos ju humbet.

Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.al/dashni/