Zgjidh kartën e preferuar dhe merr një mesazh të fortë

Zgjidh kartën e preferuar dhe merr një mesazh të fortë
Zgjidh kartën e preferuar dhe merr një mesazh të fortë
Zgjidh kartën e preferuar dhe merr një mesazh të fortë

Kush prej nesh nuk dëshiron të dijë se çfarë na ka përgatitur fati? Ne do të donim të dinim se çfarë do të ndodhë në jetën tonë në të ardhmen e afërt dhe nëse kjo mund të shmanget ose të përdoret për avantazhin tonë.

Ky është një test që do t’ju tregojë për të ardhmen tuaj. Shikoni me kujdes letrat, lëreni veten të udhëhiqeni nga intuita dhe zgjidhni një letër tuaj të preferuar. Pikërisht në atë kartë, ekziston një mesazh që ne shpresojmë t’ju frymëzojë në këtë moment të jetës.

1. MESAZHI I FORCES

Është e qartë se ne nuk mund të zgjedhim secilën nga situatat që ndodhin në jetën tonë, por me siguri ne gjithmonë do të jemi në gjendje të zgjedhim se si të reagojmë ndaj tyre.

Ka ndjenja që na kufizojnë, si zemërimi, dëshpërimi apo dhimbja dhe ka ndjenja si optimizmi, dashuria dhe besimi që na bëjnë person më të mirë dhe na shtyjnë të ecim përpara.

Në fund, vendimi i ndjenjave me të cilat doni të jetoni dhe qëndrimet që do të merrni përpara ngjarjeve të jetës janë vetëm tuajat, por gjithmonë mbani mend se ju tërhiqni atë që jeni.

Nëse doni të tërhiqni dashuri, nëse doni të jeni të lumtur ju do të tërhiqni lumturinë, nëse dëshironi që gjithçka që është e bukur të vijë në jetën tuaj, mbusheni mendjen tuaj dhe botën tuaj me gjeste pozitive dhe të gëzueshme dhe do të shihni bollëkun dhe dritën e universit, të manifestuar në çdo moment dhe në çdo vend që shkoni.

Vendimi është vetëm i juaji dhe duhet të jeni të sigurt se ajo që bëni do të jetë e drejtë.

2. MESAZH DASHURIE

Si ndiheni tani? Si do të dëshironit të ndiheshit? Mendja juaj është si një ekran i madh filmash ku ju planifikoni mendimet tuaja. Gjëja me të vërtetë e mrekullueshme është se ato mendime që planifikoni, gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për t’u manifestuar në botën reale.

Nëse mendimet tuaja janë pozitive, mbajini ato dhe përhapini tek njerëzit rreth jush. Çdo ditë para gjumit, falënderoni për gjërat e mira që kanë ndodhur në ditën tuaj dhe, nëse ka pasur diçka të trishtuar ose që dëshironi të ndodhte ndryshe, vendoseni në mendjen tuaj, por me dashuri dhe pozitivizëm, imagjinojeni në mënyrën si do të donit të kishte ndodhur. Ky akt i thjeshtë ka fuqinë për të transformuar botën dhe qëndrimin tuaj.

Është koha për të hapur krahët me dashuri dhe për të marrë të gjitha gjërat e mrekullueshme që universi është i gatshëm t’ju japë, është koha të jeni të lumtur!

3. MESAZH NDRYSHIMI

Është koha juaj për të qenë të lumtur dhe, nëse mendoni, është koha për të ndryshuar mënyrën se si ju shihni disa gjëra: nuk ka probleme në jetën tuaj, vetëm sfida për të kapërcyer, s’ka krizë, vetëm mundësi për të bërë maksimumin në çdo situatë të keqe.

Zhgënjimet do të zëvendësohen nga besimi se çdo ditë e re do të jetë më e mirë se e mëparshmja dhe se edhe pse këtu dhe tani jeta juaj është e mrekullueshme, më e mira ende s’ka ardhur. / Bota.al

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Mis, ikonë femërore, ekstravagante, misterioze
Sonte, 31 dhjetor 2017
Çka thotë Shaqir Palushi për kompaninë e tij, për Kosovën, për familjet në nevojë e për Çun Lajçin?
A është dheu i Kosovës i mallkuar?

http://kosovarja.al/astrologji/