Nga hakmarrja tek e qara, si e përballojnë zhgënjimin shenjat e horoskopit

Nga hakmarrja tek e qara, si e përballojnë zhgënjimin shenjat e horoskopit
Nga hakmarrja tek e qara, si e përballojnë zhgënjimin shenjat e horoskopit
Nga hakmarrja tek e qara, si e përballojnë zhgënjimin shenjat e horoskopit

Data e lindjes ndikon së tepërmi në mënyrën si i përballoni situatat, edhe pse jo çdokush është i njëjtë në një rast të tillë.

Përballu me dhimbjen, është e kotë të shtiresh se je mirë, nëse nuk e përballon zhgënjimin do të mbetesh i rrethuar nga frika e vuajtjes.

E vetmja sjellje është që ta shohësh dhimbjen në fytyrë, me sigurinë që nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Por, sa mirë e përballojmë stresin?

Dashi – Silleni sikur nuk ju intereson zhgënjimi, edhe pse diçka ju shqetëson thellë përbrenda.

Demi – Nuk mund ta fshihni kur jeni nën presion dhe gjithçka e zgjidhni nëpërmjet ushqimit.

Binjakët – Deklaroni se ia dilni vetëm vetë dhe nuk ju duhet tjetër njeri përkrah.

Gaforrja – Nuk falni dhe nuk harroni, pra siguroheni të hakmerreni.

Luani – E gjithë bota e merr vesh kur jeni nën stres, sepse e bërtisni me të madhe.

Virgjëresha – Kërkoni perfeksionin, kështu që edhe stresi më i vogël ju duket si vdekja.

Peshorja – Mendoni se një zhgënjim mjafton për të vërtetuar se e gjithë bota është kundër jush.

Akrepi – Ju mendoni vetëm hakmarrjen, pa marrë parasysh asnjë rrethanë tjetër përreth.

Shigjetari – Thjesht nuk e mendoni kurrë sikur fajin e keni ju, por nënvlerësoni të gjithë ata që ju sollën në një situatë të tillë.

Bricjapi – Shndërroheni menjëherë në akull të ftohtë, duke përjashtuar shumë njerëz nga jeta.

Ujori – E keni disi më të lehtë, pasi zor se lidheni shumë me diçka apo dikë.

Peshqit – Jeni zemërthyerit në këtë pikë dhe zgjidhja është e qara!

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/astrologji/