Ja se çfarë kërkon çdo shenjë horoskopi nga gjysma e tyre më e mirë

Ja se çfarë kërkon çdo shenjë horoskopi nga gjysma e tyre më e mirë
Ja se çfarë kërkon çdo shenjë horoskopi nga gjysma e tyre më e mirë
Ja se çfarë kërkon çdo shenjë horoskopi nga gjysma e tyre më e mirë

Me siguri keni në kokë një listë cilësish që duhet të ketë partneri juaj ideal.

Dhe jo më kot sepse të gjithëve na pëlqen që të jemi në një marrëdhënie dashurie me dikë që u përshtatet kërkesave dhe karakterit tonë. 

Por shenjat e horoskopit kanë karakteristika të veçanta dhe në bazë të tyre ju mund të bëni bilancet tuaja për sa i përket gjysmës tuaj më të mirë. 

Ne do t’ju tregojmë më poshtë se cilat janë cilësitë që çdo shenjë e horoskopit kërkon te gjysma më e mirë, juve ju mbetet veçse të zgjidhni të duhurin/ën!

DASHI

Dashi kërkon dikë që të jetë i/e mprehtë. Dikush që e mban fjalën dhe i thotë gjërat ashtu siç janë dhe t’i frymëzojë ata me këtë forcë të brendshme ndaj të vërtetës. Gjithashtu ata pëlqejnë dikë që i bën të qeshë dhe që nuk i nënvlerëson për asnjë arsye.

DEMI

Demi kërkon dikë që ta trajtojë si një person shumë të rëndësishëm dhe me vlera. Dikë që t’i blejë gjithçka dhe që të jetë mjaftueshëm i/e ndjeshëm/e në mënyrë që të mbajë mend detajet e vogla që e bëjnë marrëdhënien e dashurisë edhe më të bukur. Demi kërkon dikë që e kupton dhe e plotëson energjinë që ka.

BINJAKËT

Binjakët kërkojnë dikë që mund t’i argëtojë ata për orë të tëra dhe që t’i respektojë në çdo detaj. Gjithashtu ata duan një person që t’i rrijë pas vetes dhe të pranojnë të ndërmarrin çdo udhëtim apo veprim që Binjaku shikon të arsyeshëm. Me pak fjalë, kërkon dikë me të cilin ndan të njëjtat mendime dhe vizione.

GAFORRJA

Gaforrja kërkon dikë që mund të shikojë zemrën e tyre dhe që ka shumë imagjinatë. Ata duan dikë që qesh gjithmonë por edhe mund të ulet në qetësi për të biseduar me orë të gjata duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit. Gaforret duan dikë që t’i besojë deri në fund.

LUANI

Luani kërkon dikë që është mjeshtër në sarkazëm dhe dikë që e impresionon aq shumë sa ia heq fare trurin. Ata duan dikë me të cilin të lidhen fillimisht mendërisht, pastaj fizikisht dhe dikë që ka shumë besim te vetja, por që mund të kujdeset deri në detaje për ta. Luanët kanë nevojë për një person që kërkon të dijë gjithçka për ta.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha kërkon një person që të mburret për partnerin/en që kanë zgjedhur, pra që është një Virgjëreshë. Virgjëresha do që partneri të jetë krenar për të dhe ta vlerësojë njësoj mendjen dhe pamjen e jashtme. Do dikë me këmbë në tokë dhe që i mbron përpara gjithçkaje.

PESHORJA

Peshoret kanë nevojë për dikë që ka shumë talente dhe dikë romantik. Gaforrja pëlqen që partneri të jetë hera-herës impulsiv dhe dikush që nuk është i turpshëm. Gaforret me këtë tip mund të flirtojnë gjithmonë, por në fakt në kokën e tyre krijojnë plane afatgjata ndërkohë që e adhurojnë partnerin e tyre dhe e shohin si shembull.

AKREPI

Akrepi ka nevojë për dikë që është i sinqertë dhe i bën ata të arrijnë objektivat e tyre. Akrepi preferon dikë që është individualist, por i pazëvendësueshëm për sytë e tij. Dikush që nuk do të duket, por mund ta adhurosh ndërkohë që ai/ajo bën moskokëçarësin/en.

SHIGJETARI

Shigjetari ka nevojë për një partner për të cilin do të dijë gjithçka, edhe detajet më të vogla dhe dikë që arrin të shohë e të nxjerrë më të mirën prej tij. Ata kërkojnë dikë të veçantë, pozitiv dhe që pëlqen shumë të qeshë si dhe dikë me të cilin/ën mund të shpalosin fantazitë e tyre.

BRICJAPI

Bricjapi kërkon dikë që mund ta bëjë të sfidohet dhe dikë që arrin ta mbrojë në mënyrë që Bricjapi të ndihet në siguri të plotë. Kërkon dikë me një sens humori të paparë dhe që nuk ka nevojë të gënjejë për të impresionuar.

UJORI

Ujori dëshiron një person që është shumë aventurier dhe dikë që e bën të ndihen si në shtëpinë e tij. Ujorët duan dikë që mund t’i prekë me dashurinë e tyre dhe dikë që është gjithmonë aty për ata.

PESHQIT

Peshqit kërkojnë dikë me të cilin mund të ndajnë arritjet e tyre dhe të jetë gjithmonë aty për ata. Peshqit kërkojnë dikë që është i guximshëm dhe empatik dhe ndërkohë është pasionant dhe di ta shijojë jetën./Blitz.al/

Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/astrologji/