Horoskopi javor nga 13. nentor deri 19. nentor 2017

Horoskopi javor nga 13. nentor deri 19. nentor 2017
Horoskopi javor nga 13. nentor deri 19. nentor 2017
Horoskopi javor nga 13. nentor deri 19. nentor 2017

Çfarë ka përgatitur kjo javë për ju ?!

DASHI 21. mars – 20. prill

Marsi nuk do ndikoje shume pozitivisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift kështu qe disa dite mund te keni probleme vërtet serioze dhe atmosfera do behet shqetësuese. Beqaret do bëjnë mire te dalin dhe te njihen me sa me shume persona sepse vetëm ashtu mund te gjejnë personin e përshtatshëm. Po priten nga te tjerët do mbeten ashtu si janë. Ne planin financiar ndikimi i yjeve do jete delikat dhe po nuk morën masa mund te mbeten pa para. Shëndeti nuk ka për te pasur probleme nëse nuk abuzoni me asgjë. Pak aktivitet fizik do ju beje shume mire. Ne pune do ju duhet te merrni vendime te rëndësishme qe do e ndryshojnë tërësisht te ardhmen. Marrëdhënia me familjaret do jete e qete.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jave e mbushur me çaste te lumtura dhe shkëlqim do jete kjo e sotmja. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se jeta mund t’iu vinte ne këtë mënyrë. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Gjithsesi mire është qe te mos nxitohen për te hedhur hapa te mëdha. Financat do varen nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat te matur me shpenzimet dhe po nuk bëtë investime te mëdha gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime. Mund te vuani nga pagjumësia dhe lodhja do sjelle dhimbje muskujsh. Ne pune Marsi do ju beje edhe me dinamike kështu qe nuk do i trembeni sfidave. Familja do ketë jete normale.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do keni diskutime te stuhishme me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe mund te prekni pa dashje disa tema delikate. Mërzitja do mbizotërojë gjithë kohës ne jetën tuaj. Beqaret duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm sepse po gabuan kane për te djegur shume vite nga jeta e tyre. Ne planin financiar ka ardhur koha te merreni seriozisht me menaxhimin e tyre. Fale edhe mbështetjes se disa miqve do arrini te bëni edhe investime te mëdha. Shëndeti ne disa momente mund te jete delikat për shkak te lodhjes, por situata do përmirësohet menjëherë. Ne pune do arrini çdo qellim qe do i vini vetes madje edhe ato qe dikur ju dukeshin te pamundura. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jave mjaft sensuale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë tij dhe do ja shprehni ndjenjat si kurrë me pare. Beqaret do kenë plot njohje, por nga disa ka rrezik te zhgënjehen mjaft. Me e mira është te mos hedhin hapa te nxituara. Për financat ka për te qene një dite e favorizuar. Do ja dilni mbanë te kryeni edhe shpenzimet e menduara edhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Rezistenca fizike dhe ajo morale nuk do lere aspak për te dëshiruar. Do ndiheni ne forme sidomos ne fundjave. Ne pune duhet te veproni me shume diplomaci dhe keni për te arritur sukses te garantuar. Ata qe dine disa gjuhe te huaja do favorizojnë me tepër. Jeta familjare do jete e kënaqshme gjithë kohës.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jave plot diell ka për te qene kjo për gjithë te dashuruarit. Zemra do ndihet e qete dhe ne disa momente do rrahe fort nga emocionet pozitive qe do përjetojnë. Beqaret jo vetëm qe do fillojnë lidhje, por ajo mund te jete edhe lodhja e jetës qe do ua ndryshoje përgjithmonë. Situata financiare do stabilizohet me shume nga sa e kishit menduar. Do i shlyeni pa u munduar te gjitha borxhet qe kishit marre. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla sidomos ne organin e tretjes. Gjithsesi me pak me shume përkujdes për ushqimin do ndiheni me mire. Ne pune mundohuni t’i mbani gjithë kohës këmbët ne toke sepse po e humbet realizmin do keni probleme. Familja pa asnjë problem.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Për çiftet qe kane kohe qe janë krijuar, pasioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Keni për te qene shume te vëmendshëm edhe për detajet elementare dhe do mbani larg personat qe ju duan te keqen. Beqaret do i kenë idetë e qarta dhe do dine ke te joshin. Gjithçka për ta do ece për mrekulli dhe deri ne fund te javës do jene ne një lidhje. Ne planin financiar fati do vazhdoje te mbetet ne anën tuaj. Përfitoni për te hequr edhe disa para mënjanë ose për te bere investime ne disa fusha interesante. Gjendja fizike dhe morale do jene te shkëlqyera. Ne pune do jeni disi te pasigurte dhe do keni frike te filloni projektin e madh qe iu është sugjeruar. Me familjaret çdo gjë ka për te ecur me se miri.

 

Këtë jave ka rrezik te ketë shume fërkime dhe mosmarrëveshje ne çift. Do jeni te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do e mbani fjalën. Mungesa e taktit dhe diplomacisë do jete një tjetër gabim. Beqarët do bëjnë çdo gjë për ta gjetur dashurinë e madhe, kështu qe jeta e tyre do marre drejtimin e shume ëndërruar. Ne planin financiar do jene te favorizuara edhe investimet pasi situata do jete gjithë kohës e mire. Për shëndetin nuk do keni perse te shqetësoheni. Jo vetëm qe nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi, por do jeni edhe me energjike. Ne pune do jeni ambicioze dhe shume te vendosur për te realizuar te gjitha objektivat. Pa ndihmën e askujt ju do arrini majat. Ne familje do mbizotërojë ekuilibri.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do jeni shume te qarte ne mendime ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni edhe problemet e vogla qe ju kishin dale se fundmi ne çift. Harmonia do mbizotërojë tej ju duke filluar nga e marta. Beqaret do kenë një jete përrallash. Ata do e gjejnë me shpejt nga sa mendonin princin e tyre te kaltër dhe do ndihen si mbi re. Surprizat nuk do ju ndalen për asnjë moment. Buxheti ka për te qene shume me i mire se disa kohe me pare, por gjithsesi ju duhet te tregoheni sa me realiste me shpenzimet qe gjendja mos ketë tronditje as me vone. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dite pas dite dhe nuk do ndieni me as shqetësimet e kohëve te fundit. Ne pune do jeni te vendosur te bëni atë qe dëshironi dhe pa u munduar shume do ja arrini qëllimit. Edhe familja do jete e qete.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Gjate kësaj jave do keni surpriza te njëpasnjëshme ne jetën ne çift dhe ato do jene sa pozitive aq edhe negative. Për shume gjera mund te debatoni me partnerin, por nga ana tjetër edhe do falni dhe do kaloni çaste romantike. Beqaret do i kenë te gjitha kushtet për te joshur personin e tyre te ëndrrave vetëm se duhet t’i bëjnë sytë katër. Financat nuk do përmirësohen nga përkujdesi qe ju do tregoni, por nga një trashëgimi e majme qe do ju vije papritur. Gjendja shëndetësore nuk ka për te pasur aspak shqetësime serioze, përveç ndonjë dhimbjeje koke apo dhimbje trupore te lehta qe do vijnë nga lodhja. Ne pune do dini te përshtateni me projektet e reja qe do iu jepen dhe do arrini ku doni. Familja do jete mbështetëse.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Gjate kësaj jave, monotonia do largohet përfundimisht nga jeta juaj ne çift dhe pasioni do rikthehet fuqishëm. Do kaloni net te zjarrta me partnerin dhe shpesh nuk do e besoni as vete se jeni ne realitet. Për beqaret perspektivat do jene te mira, por duhet qe ata te përfitojnë sa me shume nga çdo rast qe do iu jepet. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por ama as katastrofike. Po bëtë një menaxhim te mire çdo gjë do jete ne rregull. Shëndeti do ketë përmirësime te njëpasnjëshme. Edhe ata qe kane qene te sëmurë do ndihen me mire. Ne pune do arrini ta konsolidoni pozicionin qe keni dhe do arrini te gjitha rezultatet e menduara. Ne familja do mbizotërojë një klime shume e ngrohte.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jave mjaft intensive ka për te qene kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Asnjë dite nuk do jete si tjetra dhe emocione kane për te qene te paimagjinueshme. Shume do ju kenë zili, por as nuk do guxojnë t’ua prishin harmoninë. Beqaret do fillojnë nga mesi i javës lidhjen qe kane ëndërruar. Realizmi, maturia dhe largpamësia do i beje qe te mos gabojnë për asgjë. Ne planin financiar nuk do mbizotërojë ekuilibri. Do ju duhet here pas here te kryeni disa investime te domosdoshme dhe mund te ketë edhe ndonjë tronditje. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Kujdesuni me shume për veten nëse nuk doni te vuani me pas. Ne pune do keni vullnet te hekur dhe do arrini ku doni. Ne familje do mbizotërojë alegria.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Për shkak te ndikimit negativ te Plutonit, jeta juaj ne çift do kaloje një periudhe delikate dhe te tensionuar këtë jave. Beni çmos te merrni masa sa me pare sepse nëse problemet zmadhohen me shume, nuk do ketë me kthim pas. Beqaret do fiksohen pas gjetjes se dashurisë dhe mund te bëjnë edhe sakrifica për këtë gjë. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë për te mos pasur vështirësi as me vone hiqni disa para mënjanë dhe kufizojini shpenzimet. Shëndeti do jete i mire ditët e para, por pas te mërkurës mund te keni ndonjë shqetësim te vogël tek pjesa e barkut, shpinës dhe tek këmbët. Ne pune do jeni kreative dhe di arrini me lart nga sa kishit menduar. Jeta familjare nuk do jete shume e mire.

Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/astrologji/