Eklipsi i pjesshëm diellor në 13 korrik dhe ndikimi i tij në 12 shenjat e Horoskopit

Eklipsi i pjesshëm diellor në 13 korrik dhe ndikimi i tij në 12 shenjat e Horoskopit
Eklipsi i pjesshëm diellor në 13 korrik dhe ndikimi i tij në 12 shenjat e Horoskopit
Eklipsi i pjesshëm diellor në 13 korrik dhe ndikimi i tij në 12 shenjat e Horoskopit

Ngjarja kryesore e kësaj jave është eklipsi i pjesshëm diellor në 13 korrik, i cili shënon dhe fillimin e periudhës së dytë të eklipseve për vitin 2018, pasi pas këtij do të ndjekin dhe dy eklipse për të cilët do të flasim gjatë periudhës së verës.

Ky eklips ndodh në shenjën e Gaforres (në 21 gradë) dhe ndikon përfaqësuesit e shënjës së Gaforres, Bricjapit, Dashit dhe Peshores, kryesisht të lindur në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë të secilës prej shënjave që thamë më lartë. 

Bëhet fjalë për një eklips të vështirë, pasi Dielli dhe Hëna vijnë në kundërshtim me Plutonin, që do të thotë se tendencat për manipulim, për sundim, për kontroll, xhelozi dhe imponim do të kenë vendin e parë. Njëkohësisht nuk do të mungojnë tensionet, konfliktet madje dhe dhuna, pasi Marsi i cili gjendet në kurs retrogradë vjen në lidhje jo harmonike me Uranin. 

Për disa një cikël mbyllet për të filluar një cikël të ri. Ndryshimet që do të sjellë ky eklips nuk janë në dorën tonë, faktorë të jashtëm ose ngjarje fatale mund të na udhëheqin drejt fillimeve të reja pasi të kemi përfunduar një situatë apo të kemi mbyllur një cikël.

DASHI

Eklipsi diellor në 13/7 përqëndrohet në çështjet familjare dhe në çështjet e biznesit apo të karrierës suaj, duke ndikuar kryesisht juve të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë të shenjës dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë (reth datave 9-11 prill). Kjo është një periudhë delikate për ju e cila do t’ju detyroj të gjeni zgjidhje apo të ruani ekuilibrin, ndoshta dhe të mbyllni një kapitull për të vazhduar më tej me plane dhe fillime të reja. Njerëz të familjes suaj do t’ju preokupojnë me një çështje shëndeti apo me sjelljen e tyre duke shkaktuar tensione apo konflikte gjatë kësaj jave.

Këshillë: Ruani gjakftohtësinë dhe mos humbisni optimizmin sepse pas stuhisë vjen gjithmonë kohë e mirë.

DEMI

Me Jupiterin që tashmë ka mbaruar kursin e tij retrogradë dhe me kalimin e Venusit në shenjën e Virgjëreshës, jeta juaj sentimentale bëhet mjaft interesante, me takime të befasueshme dhe dashuri të reja të papritura do të ndodhin gjatë kësaj jave. Eklipsi diellor në 13/7 ju fton të bëni ndryshime të rëndësishme në bashkëpunimet dhe në marrëdhëniet tuaja, duke i shqyrtuar ato me hollësi dhe në detaje me qëllim që të merrni vendimet e duhura të cilat do të sjellin zhvillim dhe rezultatet e dëshiruara. Tregohuni të kujdesshëm me të tjerët duke kontrolluar sjelljen tuaj se mund të shkaktojë probleme në mjedisin tuaj familjar.

Këshillë: Kushtojini vëmendjen e duhur karrierës suaj.

BINJAKËT

Eklipsi diellor në 13/7 zhvillohet në shtëpinë e dytë të horoskopit tuaj dhe kërkon vëmendje dhe përqëndrim në çështjet financiare. Kërkohet prej jush menaxhim i mirë, lëvizje të zgjuara pasi faktorë të jashtëm do t’ju shkaktojnë probleme lidhur me pagesa apo kontrolle që mund t’ju bëhen, ndoshta tatimore. Sigurisht është e mundur që disa prej jush të gjenden me fitime që nuk i presin. Në sferën profesionale dhe në atë të bashkëpunimeve, të cilat gjatë kësaj periudhe janë të lidhura me njëra tjetrën, do të ndodhin ndryshime të cilat fillimisht mund t’ju shqetësojnë por në vijim do të jenë në favorin tuaj .

Këshillë: Gjeni qetësinë dhe relaksohuni në ambientin familjar.

GAFORRJA

Eklipsi diellor në 13/7 zhvillohet në shenjën tuaj dhe ndikon kryesisht të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë ( rreth datave 12-14 korrik), duke vendosur në provë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja dhe jo vetëm ato. Ndryshime mund të ndodhin në shumë fusha duke mbyllur një cikël me qëllim fillimin e një të riu. Ngjarjet nuk varen nga ju por nga faktorë të jashtëm, të cilët nuk mund t’i keni nën kontroll, prandaj mirë është që të keni nën kontroll psikologjinë tuaj duke mos lejuar të bini në melankoli apo në depresion ndoshta edhe për pak. Gjatë kësaj periudhe miq të vjetër dhe të rinj do të jenë pranë jush dhe do të keni mundësinë të kaloni momente të bukura.

Këshillë: Kujdesuni për veten dhe shëndetin tuaj.

LUANI

Kjo periudhë është mjaft pozitive për biznesin dhe financat tuaja, të cilat njohin jo vetëm stabilitet por edhe ngritje. Me Jupiterin që tashmë ka mbaruar kursin e tij retrogradë, favorizim dhe gëzime ju presin në ambientin familjar, por asgjë nuk ju kënaq, pasi me eklipsin diellor në 13 korrik do të ndiheni melankolik me jetën tuaj sentimentale. Ndoshta brenda jush dëshironi t’i jepni fund një situate që ju lë të pakënaqur, me qëllim që të vazhdoni më poshtë. Në çdo rast, kushtojini vëmendjen vetes suaj dhe përshtatjuni një mënyre jetese më të shëndetshme.

Këshillë:Kujdesuni për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

VIRGJËRESHA

Kalimi i Venusit në shenjën tuaj e bën këtë periudhë mjaft interesante. Në fazë të parë do të kujdeseni më shumë për veten dhe për paraqitjen tuaj, ndoshta duke bërë ndryshime dhe do të magnetizoni të gjithë rreth jush. Njëkohësisht do të jeni të gatshëm të punoni duke fituar jo vetëm besimin e të tjerëve, por duke sjellë dhe rezultate të dëshiruara. Kjo periudhë premton në jetën tuaj sentimentale një dashuri të re me perspektivë, e cila mund t’ju ndryshoj jetën kryesisht për ju të lindurit në 5 ditët e para të shenjës. Me eklipsin diellor në 13 korrik do të doni të filloni një plan mjaft ambicioz, që pavarësisht nga vështirësitë, me ndihmën e miqve dhe të një njeriu me prestigj do të arrini ta realizoni.

Këshillë: Mos lejoni veten të bjerë psikologjikisht dhe të humbas shanset e kësaj periudhe.

PESHORJA

Eklipsi diellor në 13/7 është një moment kritik dhe vendimtar për karrierën dhe biznesin tuaj, për disa prej jush për të mbyllur një kapitull për një fillim të ri dhe mos hezitoni përpara asgjëje për të fituar atë që dëshironi. Në çdo rast ndyshimet e bëra të cilat nuk janë në dorën dhe nën kontrollin tuaj, përfshijnë një periudhë të gjatë të jetës dhe ndikojnë kryesisht të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të të tretit ( rreth datave 13-15 tetor). Gjatë kësaj periudhe në jetën tuaj sentimentale mund të keni një njohje të rëndësishme dhe serioze në fushën e marrëdhënieve që mund t’ju sjell Marsi me kursin e tij retrogradë, pavarësisht nga pengesat dhe situatat e së kaluarës.

Këshillë: Kujdesuni për relaksimin tuaj.

AKREPI

Periudha që po kaloni është mjaft krijuese për ju me projekte dhe qëllime të reja, për jetën tuaj profesionale dhe personale. Është e domosdoshme t’i jepni vëmëndjen e duhur biznesit dhe karrierës dhe të shfrytëzoni rastet që universi do t’ju sjellë në rrugën tuaj. Mund të realizoni shumë gjëra dhe të keni sukses, jo vetëm në sajë të dinamizmit tuaj dhe të fatit që është me ju, por edhe me ndihmën e njerëzve me pozitë që do t’ju ofrohen. Të mrekullueshme janë gjërat dhe në jetën sentimentale, madje me raste dhe njohje serioze për ju të interesuarit, mjaft që ju të kontrolloni sjelljen tuaj duke ju shmangur tendencave për sundim dhe imponim.

Këshillë: Pranoni ftesat që ju bëhen dhe bëhuni sa më social, sepse shumë gjëra mund të ndodhin dhe do t’ju hapin rrugën drejt asaj që ju dëshironi.

SHIGJETARI

Kjo periudhë është mjaft e favorshme për biznesin dhe karrierën tuaj, duke sjellë ndryshime që synojnë në balancimin, por dhe në rritjen e të ardhurave. Eklipsi diellor në 13 korrik përqëndrohet në financat tuaja lidhur me të tjerët dhe ka mundësi që disa prej jush të gjendeni me fitime dhe të ardhura që nuk i prisni. Gjithsesi nuk do të mungojnë problemet ekonomike që kanë të bëjnë me bankat, autoritetet tatimore apo me bashkëpuntorin tuaj.

Këshillë:Kujdesuni për anën tuaj psikologjike, duke lënë mënjanë pasigurinë që mund të ndjeni.

BRICJAPI

Ndryshime thelbësore dhe të mëdha do të sjell eklipsi diellor në 13 korrik, duke ndikuar kryesisht të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë të shenjës dhe në fillim të të tretit (rreth datave 9-11 janar). Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të testohen dhe ndoshta do të jetë e nevojshme të bëni një spastrim duke përfunduar me disa prej tyre, për të vazhduar më pas me njerëz që as ju nuk e besoni se mund të takoni. Në të vërtetë është e vështirë të kontrollosh rrjedhën e gjërave, pasi disa situata janë fatale dhe që të fillosh diçka të re, një cikël i vjetër duhet të mbyllet. Mund të kujdeseni për veten duke kontolluar sjelljen tuaj për të mos qenë as imponues, por as të dorëzoheni plotësisht situatave duke u ndjerë i pambrojtur.

Këshillë: Kujdesuni për financat tuaja.

UJORI

Eklipsi diellor në 13/7 ka lidhje me jetën tuaj të përditshme dhe kërkon prej jush të ndryshoni zakonet përpara se të keni pasoja në shëndetin tuaj. Shumë sëmundje pathologjike e kanë bazën në psikologjinë tonë dhe në mënyrën se si jetojmë, prandaj është e domosdoshme të ndryshoni mënyrë jetese. Nuk përjashtohet mundësia të bëni dhe një spastrim në marrëdhëniet tuaja, veçanërisht profesionale, me qëllim krijimin e aleancave të reja që do të kontribuojnë në zhvillimin tuaj profesional.

Këshillë: Është momenti të zgjidhni problemet familjare që ju preokupojnë duke vënë themele të reja më të shëndosha.

PESHQIT

Eklipsi diellor në 13/7, në shenjën miqësore për ju të Gaforres, ju shkakton etje për krijim dhe ndoshta disa prej jush mund të merrni një risk me qëllim që të realizoni planet tuaja. Disa nga ju do të hyni në procesin e të menduarit për krijimin e një familje, ndërsa të tjerët do të keni fillime të reja që do të kenë të bëjnë me fëmijët tuaj. Jeta juaj sentimentale rrjedh bukur duke ofruar mbështetje për njëri-tjetrin dhe duke bërë aktivitete të ndryshme së bashku.

Këshillë: Komunikoni dhe dialogoni me fëmijët pa u imponuar atyre dëshirat apo mendimet tuaja.

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/astrologji/