Vajza që ia kalon Ajnshtajnit dhe Hawking për nga testi inteligjencës

Vajza që ia kalon Ajnshtajnit dhe Hawking për nga testi inteligjencës

Nicole Barr, 12 vjeçare, nga Harlow – Essex (Angli), ka arritur 162 pikë në testin e inteligjencës, duke e renditur atë në krye të personave më inteligjent në botë

Këto pikë e bëjnë atë që t’ua kalojë edhe personave më inteligjentë, si Albert Ajnshtajn dhe Stephen Hawking.

Familjarët e saj thonë se janë shumë krenar për vajzën e tyre.

Ata tregojnë se si ajo është një vajzë shumë punëtore dhe që nga vegjëlia ka pasur aftësinë të gjejë gabime nëpër revista e gazeta, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Në shkollën fillore, Nicole ishte disa vite përpara kolegëve të saj dhe kishte mundësinë të trajtojë algjebër komplekse para moshës dhjetë.

“Ajo është e vendosur që të përfundojë shkollën dhe të shkojë në kolegj apo universitet që të bëhet pediatre”, thotë nëna e saj.

Mesatarja e testit inteligjent është deri në 100 pikë, përderisa mbi 140 pikë konsiderohet të jetë gjeni.

Albert Ajnshtajn dhe Stephen Hawking testin e inteligjencës e kanë 160 pikë, pra dy pikë më pak se sa 12 vjeçarja Nicole Barr.

 

Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?
https://kosovarja.al/arkiva/