Vetëvendosja”, për nga fraksioni, si partitë tjera!

Vetëvendosja”, për nga fraksioni, si partitë tjera!
Vetëvendosja”, për nga fraksioni, si partitë tjera!
Vetëvendosja”, për nga fraksioni, si partitë tjera!

Dorëheqjet e figurave të rëndësishme brenda Lëvizjes “Vetëvendosje”, dëshmojnë se as kjo parti nuk dallon shumë prej të tjerave, të cilat në të kaluarën u përçanë, duke krijuar grupe. Fraksionet brenda “Vetëvendosjes” nuk kanë ndodhur për asgjë tjetër, pos për interesa të ngushta. Çdo parti politike, përderisa nuk merr pushtet, nuk kalon nëpër klane e linçime. Në momentin që marrin pushtet, lindin klanet dhe linçimet, e në po këtë gjendje po kalon edhe “Vetëvendosja”.

E tillë ka qenë LDK-ja, prej së cilës janë dorëhequr persona e persona, e tillë ishte edhe PDK-ja, që u fraksionua, e, po ashtu, edhe AAK-ja dhe e tillë tani është edhe “Vetëvendosja”. Kur thoshte Shpend Ahmeti se “Vetëvendosja” ka dorë në udhëheqjen e Prishtinës, ajo kishte domethënien e klaneve të interesit, e që disa prej drejtorëve të Komunës së Prishtinës i raportonin Albin Kurtit! Do të thotë, dorëheqjet kanë ndodhur për punë interesash e jo edhe për konceptet!

Sidoqoftë, Albin Kurtit i kanë borxh ata që po japin dorëheqje, sepse po të mos ishin pozicionuar pranë tij, kurrë s’do t’i njihte opinioni si emra. 

Por, dorëheqjet kanë edhe domethënien e vet: Çka kërkojnë në parti ata që nuk e duan partinë? 

Mirëpo, edhe Albin Kurti u ka borxh atyre që e shtrinë partinë në terren, e më shumë që ia zbatuan demonstratat pas luftës, e ato demonstrata nuk ishin bash pa gjak!

Safet Krivaça/Kosovarja/

Lexo Revisten Online

Mars, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Merita Merja - Parukierja më e kërkuar shqiptare
Hajni në ballë të oxhakut
Si i dëbuam dhe vramë shqiptarët nga Toplica?
“KD Businnes Development”, ngritë ekonominë e Kosovës

http://kosovarja.al/aktualitet/