Tensione te ‘Rrethi’: Disa qytetarë tentojnë t’i pengojnë zjarrfikësit për zëvendësimin e Flamurit Kombëtar me atë Shtetëror

Tensionet kanë shpërthyer të ‘Rrethi’ në Prishtinë ku po tentohet zëvendësimi i Flamurit Kombëtar me atë shtetëror. Në vendin e ngjarjes është policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit të cilët janë thirr për vendosjen mekanike të flamurit, pasi mekanizimi tjetër kishte dështuar nga një defekt i energjisë elektrike.

Mosfunksionimi i një mekanizmi për uljen e flamurit ka bërë që të thirren zjarrfikësit, për të ndihmuar në vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës, tek i njëjti vend.

Autoritetet kanë thënë se janë të vendosura ta përmbushin urdhrin e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për vënien e flamurit gjatë natës së sotme.

Ditën e djeshme po nëpërmjet Facebook, ishte bërë thirrje që të ndalohej largimi i flamurit kombëtar nga ky vend në hyrje të Prishtinës.

Ditë më parë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se nuk është në përgjegjësinë e tij vendosja e flamurit të Kosovës në këtë lokacion. “Ajo nuk ka qenë asnjëherë përgjegjësi e komunës së Prishtinës”, kishte thënë Ahmeti. Kur Ahmeti, pati marrë në udhëheqje Komunën e Prishtinës, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin vendosur flamurin kombëtar në atë vend.

Lexo Revisten Online

Shkurt, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
“Nesa Underwear”, Egzon Kazagiqi e Marigona Fazliu godasin me të brendshme...
I lumtur apo i mërzitur?
Nëna që ia vranë fëmijët - Shtron sofrën për fëmijët që si ka më...
Afarist i suksesshëm, drejtor ekzekutiv i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane

https://kosovarja.al/aktualitet/