Presidenti Meta: Brukseli i padrejtë me kosovarët për vizat

Presidenti Meta: Brukseli i padrejtë me kosovarët për vizat
Presidenti Meta: Brukseli i padrejtë me kosovarët për vizat
Presidenti Meta: Brukseli i padrejtë me kosovarët për vizat

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Bashkimi Evropian u tregua i padrejtë me Kosovën, sa i përket kushteve për liberalizimin e vizave

Sipas Metës, BE-ja vuri kushte për Kosovën të cilat nuk ia kishte vënë asnjë shteti tjetër i cili synonte të jetë pjesë e BE-së.

Meta po ashtu në këtë takim me presidentin Hashim Thaçi, foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas presidentit shqiptar, demarkimi me Malin e Zi, jo vetëm se është një kusht që është vënë për Kosovën nga BE-ja, por zgjidhja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi do ti shërbente Kosovës që të ecte më tej drejt rrugës evropiane dhe euroatlantike.

“Zeri.info”, ju sjell një pjesë të fjalimit të presidentit shqiptar, Ilir Meta, lidhur me këtë çështje:

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave nuk mund të ketë për momentin njeri në pozitë më të vështirë se sa presidenti i Shqipërisë.....unë kam patur një takim edhe drejtorin e përgjithshëm për zgjedhim të BE-së, dhe në të gjitha takimet që kemi patur theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi për të mos thënë diskriminimin, aq më tepër kur mund ta mendosh se para 40 viteve ka qenë më e lehtë që qytetarët e Kosovës të shkojnë më lehtë në shtetet e Evropës se sa shqiptarët e Shqipërisë.

Është e domosdoshme që me shumë mençuri të zgjidhet dhe të kalohet çështja e demarkacionit pasi kjo është mjaftë e rëndësishme jo vetëm për liberalizimin e vizave, por edhe për të gjithë perspektivën evropiane dhe euroatlantike për Kosovën, sepse unë besoj se e ardhmja e Kosovës dhe dëshira e të gjithë qytetarëve të Kosovës është perspektiva drejt Evropës.

BE nuk duhet të harroj në asnjë moment që politika e zhvillimit ka qenë katalizator i forcimit të sigurisë dhe paqes në këtë rajon që ka qenë problem në të kaluarën. Dhe kjo politikë duhet të vazhdojë dhe sinjali i parë është liberalizimin e vizave.

Kosova i ka plotësuar kushtet të cilat vendi ynë dhe vendet e tjera nuk i kanë pasur dhe i ka plotësuar dhe unë besoj se do të kaloj edhe këtë.


Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/aktualitet/