Policia jep detaje për aksidentin fatal me traktor të shkaktuar nga 14-vjeçari në Suharekë

Rreth orës 14:50 minuta, një katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël, tek kyçja e Lagjes së Bajraktarëve e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur.

Policia thotë se lëndime trupore ka pësuar edhe prindi i fëmijës i cili ka qenë në cilësi të pasagjerit, shkruan Express.

Ndërkaq, sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima nga kalimtar rasti kishte arritur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi.

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Mis, ikonë femërore, ekstravagante, misterioze
Sonte, 31 dhjetor 2017
Çka thotë Shaqir Palushi për kompaninë e tij, për Kosovën, për familjet në nevojë e për Çun Lajçin?
A është dheu i Kosovës i mallkuar?

http://kosovarja.al/aktualitet/