Përplasja për Kosovën në Beograd. Çfarë thanë Izetbegoviqi, Vuçiqi dhe Çoviqi

Përplasja për Kosovën në Beograd. Çfarë thanë Izetbegoviqi, Vuçiqi dhe Çoviqi
Përplasja për Kosovën në Beograd. Çfarë thanë Izetbegoviqi, Vuçiqi dhe Çoviqi
Përplasja për Kosovën në Beograd. Çfarë thanë Izetbegoviqi, Vuçiqi dhe Çoviqi

Tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, kryesuesi Dragan Çoviqi, Bakir Izetbegoviqi dhe serbi Mladen Ivaniqi kanë qëndruar dje në Beograd ku kanë pasur takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në konferencën për media është shënuar një incident kur dy palët kanë folur për Kosovën dhe qëndrimin e dy vendeve ndaj pavarësisë së saj.

Kur kryesuesi kroat i Presidencës boshnjake Dragan Çoviqi ka folur për Kosovën duke thënë se Sarajeva, sa i përket kësaj çështjeje do t’u përshtatet qëndrimeve të Beogradit, ka reaguar anëtari tjetër Bakir Izetbegoviq.

Izetbegoviqi ka thënë se politika e jashtme e Bosnjës duhet të jetë e pavarur.

“Politikën ndërkombëtare të BH-së do ta udhëheqin këta tre persona dhe ajo do të udhëhiqet në Sarajevë. Natyrisht, do t'i marrim shumë parasysh qëndrimet e vendeve fqinje sepse jetojmë me Serbinë, jetojmë me Kroacinë dhe BE-në, ku kemi marrë obligime në procesin e integrimeve. Por qëndrimi im është se politika e jashtme bëhet në Bosnjë e Hercegovinë dhe unë e luta Çoviqin që atë që e tha ta thotë si qëndrim të tij e jo si të Presidencës”, ka thënë Izetbegoviqi.

Presidenti serb pastaj ka reaguar me një mimikë duke shfaqur revoltë për qëndrimin e Bakir Izetbegoviqit.

“Ja pra kështu. Unë vetëm e citova atë që e mora gjatë bisedave zyrtare, por gjendja është kështu rreth Kosovës dhe kufijve”, ka thënë Vuçiqi.

Vërejtja e Izetbegoviqit ka nxitur reagime të shumta në Serbi dhe në Republikën Srpska, sikur edhe ditë më parë kur Izetbegoviqi shfaqi mendimin e tij personal se Bosnja është dashur ta njohë Kosovën kaherë.


Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/aktualitet/