Merkel uron Haradinajn, ia numëron detyrat që ai ka para vetës

Merkel uron Haradinajn, ia numëron detyrat që ai ka para vetës
Merkel uron Haradinajn, ia numëron detyrat që ai ka para vetës
Merkel uron Haradinajn, ia numëron detyrat që ai ka para vetës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ai mori postin e të parit te ekzekutivit.

Në urimin e zonjës Merkel të publikuar në uebfaqen e kancelares thuhet se kryeministri Haradinaj dhe qeveria e tij kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira para vetes.

“Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendje”, thuhet në urimin e Qeverisë gjermane.

“Këto janë hapa kyç drejt forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës. Qeveria federale do të vazhdojë t’ju mbështesë në këtë rrugë. Ju uroj fat dhe sukses për mandatin tuaj të dytë”, përfundon urimi. /Express/

Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/aktualitet/