Loja me flamurin e shtetit

Loja me flamurin e shtetit
Loja me flamurin e shtetit
Loja me flamurin e shtetit

Duam apo s’duam, Flamuri i Republikës së Kosovës është ky që është dhe shteti identifikohet me të.

Flamuri duhet të mbrohet me Kushtetutë e ligj dhe vendimin për të figuruar ai në vendet e caktuara e merr shteti, kurse shtetin e menaxhon qeveria, në këtë rast Qeveria Haradinaj. Deri më tani e dimë se flamuri te “Rrethi” në Prishtinë është vënë dhe menaxhuar nga komuna e Prishtinës, e komunën e Prishtinës një mandat plus një të dytë është duke e udhëhequr “Vetëvendosja”.

E dimë qëndrimin e Albin Kurtit për flamurin, e dimë edhe të Shpend Ahmetit dhe i dimë qëndrimet e tyre lozonjare, sikur tash kur tha Albin Kurti në gazetën “Dello” të Lubjanës rreth bashkimit Kosovë-Shqipëri. Nga konfirmimi për bashkim, te pishmanomania e bashkimit! Këto politika ditore për t’i shkuar dikujt për qejfi nuk mund të ndodhin edhe me përdorimin e flamurit, që kujt t’i teket ta heqë e ta vendosë dhe shteti duhet ta mbrojë flamurin. Kushdo që del pa një vendim qeveritar ta heqë flamurin e shtetit, ai duhet  të përgjigjet në gjyq.

Nuk është flamuri leckë që të luhet me të sipas qejfeve partiake. Flamurin Kombëtar e kemi dhe atë të drejtë nuk mund ta privojë askush nga përdorimi i tij, por përdorimi i flamurit të shtetit duhet t’i nënshtrohet ligjit.

Pra, loja me flamurin e shtetit nuk duhet lejuar tutje kurrsesi. 

Safet Krivaça

Lexo Revisten Online

Shkurt, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
“Nesa Underwear”, Egzon Kazagiqi e Marigona Fazliu godasin me të brendshme...
I lumtur apo i mërzitur?
Nëna që ia vranë fëmijët - Shtron sofrën për fëmijët që si ka më...
Afarist i suksesshëm, drejtor ekzekutiv i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane

https://kosovarja.al/aktualitet/