Ja kur rriten pagat e punëtorëve

Ja kur rriten pagat e punëtorëve
Ja kur rriten pagat e punëtorëve
Ja kur rriten pagat e punëtorëve

Ministri i Financave, Bedri Hamza me fillim të mandatit të tij ka deklaruar se do të ketë rritje pagash për shërbyesit publik. Kjo rritje e pagave parashihet të bëhet varësisht nga shkalla e rritjes ekonomike dhe me mundësitë reale buxhetore.

Mirëpo, përderisa ende nuk dihet saktë se sa do jetë kjo rritje e pagave, ajo pritet të bëhet në vitin 2018.

Muharrem Shahini nga Divizioni për Komunikim me Publikun në MF, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se rritja e pagave do të jetë pjesë e Buxhetit të vitit 2018.

“Rritja e pagave për shërbyesit publik do të jetë pjesë e Buxhetit të vitit 2018 dhe do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, në përputhje me mundësitë reale buxhetore, si dhe brenda infrastrukturës legale”, ka thënë Shahini duke mos dhënë detaje tjera.

Mirëpo, njohës të çështjeve ekonomike këtë premtim e shohin vetëm si tendencë për t’i ruajtur militantët e partive politike në kohë fushatë.

Njohësi i çështjeve Ekonomike, Lulzim Beqiri në një prononcim për Indeksonline thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë kujdes maksimal në premtim, pasi, sipas tij, është e pamundur të bëhet rritja e pagave për sektorin publik me një rritje të ekonomisë prej 4 për qind.

“Mendoj që nuk ka kushte as politike e as rritje ekonomike për një ngritje të pagave në sektorin publik prej 25% apo 30% siç pretendon Ministri Hamza, për një rritje të pagave do të duhej një rritje ekonomike e dyfishtë 8% ose 10%, nuk ka kuptim një rritje e tillë e pagave në këtë krizë që po e kalon vendi, më qindra mijëra raste sociale me një papunësi rekorde mbi 35%, s’ka vend për rritje, e udhës do të ishte të shkarkohet administrata e ngarkuar dhe të hartohen politika në mbështetje të sektorit privat sepse është afër daljes nga kontrolli, mos harroni mbi 13 qytetarë kanë humb jetën në vendin e punës në sektorin privat vetëm në vitin 2017, pra rritje jo e drejtë”, ka thënë Beqiri.

Kështu, ai vlerëson se kjo rritje e premtuar për rritje pagash duke e anashkaluar sektorin privat është tendencioze dhe e pamoralshme.

“Kjo rritje duke anashkaluar sektorin privat është tendencioze dhe e pa moralshme, përderisa sektori privat punëson numrin më të madh të punëtorëve, në bazë të statistikave të BSPK-së, mbi 300 mijë qytetarë janë të punësuar në sektorin privat dhe shpërblehen shumë më pak, në sektorin publik janë të punësuar mbi 82 mijë veta dhe shpërblehen më shumë, pra sektori privat e mbush arkën e shtetit, kjo sipas mendimit tim është diskriminim, e pafalshme, gjithashtu sipas të dhënave, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 420 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro”, ka shtuar ai.

Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/aktualitet/