I lumtur apo i mërzitur ?

I lumtur apo i mërzitur ?
I lumtur apo i mërzitur ?
I lumtur apo i mërzitur ?

Skica të shënuara në notes për shkrime më të gjata...

KU, FJALA E MIRË?
Sot sikur na mungon edhe fjala e mirë.
Fjala e mirë ndaj njëri-tjetrit. Fjala e mirë për njëri-tjetrin.
O Zot, ç’kohë ka ardhur?!
S’kanë thënë kot pleqtë: Kurrgjë s’është jeta! E shkurtër është. Nga gjithçka, prej të gjithave, mbetët veç fjala e mirë, vepra e mirë, e cila edhe pas vdekjes sate jeton...
Në traditën kulturore hebraike është një thënie në dy variante, që flet qartë, shkurt e saktë, si ndërtohet njeriu me fjalë. Thuhet:
Mos më thuaj se jam i keq, e ndjej veten keq, punoj e veproj keq dhe bëhem i keq!
Më thuaj se jam i mirë, e ndjej veten mirë, punoj e veproj mirë dhe bëhem i mirë!
Mos më thuaj s’të dua, edhe po mos më duash! Gjeje një fjalë tjetër, se lëndon ndjenjën, hap dhembjen, krijon urrejtjen...
Më buzëqesh... e mashtroj veten, ndjenjën dhe vazhdoj të jetoj me shpresa, me ëndrra...
Dhe, kështu, fjalët e ndërtojnë njeriun;
E gëzojnë;
E bëjnë të qajë;
E lumturojnë;
E bëjnë që ta dua jetën...

* Bëhu: o i lumtur, o i vuajtur - zemra ka nevojë për zemrën tjetër!

MIRËMËNGJESI
...zgjohesh në mëngjes dhe i ke dy mundësi: të fillosh ditën i lumtur, i disponuar, i pushuar ose ta fillosh ditën i mërzitshëm, i mjerë, i lodhur...
Nëse pohoni se asgjë nuk është siç duhet të jetë, asgjë s’po shkon në rregull, se të gjitha gjërat janë të shëmtuara dhe përditë po bëhen edhe më të shëmtuara, atëherë të jeni të sigurt se shëmtia e mjerimi do bëhen pjesë e përditshmërisë suaj...
Optimist është Ai që në agun e ditës i qaset dritares dhe thotë:
Mirëmëngjesi Zot!
Pesimist është Ai që i qaset dritares me fjalët:
O Zot, mëngjes qenka!
Krejt varet nga ti. Është i njëjti mëngjes, ndoshta edhe e njëjta pamje, por çdo gjë varet nga brendia e shpirtit...
Sidoqoftë, me rëndësi është se ne, shqiptarët, në bazë të sondazheve, llogaritemi pothuajse populli më optimist në Evropë, n’mos gabofsha...
Edhe pse një pjesë jo e vogël e popullit, që në ag i qaset dritares me fjalët:
Mirëmëngjesi pikëllim!
Dhe, në mbrëmje:
Iku edhe një ditë. Nesër e bën Zoti mirë...

* Ora është vetëm për të marrët. Të mençurit e dinë kohën e tyre...

NESËR, ÇFARË?
DJE – është ditë e shkuar. Ka ikur. Nuk kthehet më. Mëso çka mund të mësohet nga ajo ditë, nga ajo përvojë. Mos u merr me të kaluarën, ngase:
ishte;
shkoi;
nuk është më;
as s’kthehet...
E NESËR - është ditë që vjen. Nesër është - ndoshta...
Por, megjithatë, e nesërmja, e ardhmja – çfarë?

Gani DILI

Lexo Revisten Online

Shkurt, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
“Nesa Underwear”, Egzon Kazagiqi e Marigona Fazliu godasin me të brendshme...
I lumtur apo i mërzitur?
Nëna që ia vranë fëmijët - Shtron sofrën për fëmijët që si ka më...
Afarist i suksesshëm, drejtor ekzekutiv i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane

https://kosovarja.al/aktualitet/