Daut Haradinaj, Zemajt: Zoti të lashtë shnosh...

Daut Haradinaj, Zemajt: Zoti të lashtë shnosh...
Daut Haradinaj, Zemajt: Zoti të lashtë shnosh...
Daut Haradinaj, Zemajt: Zoti të lashtë shnosh...

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës po karakterizohet me përplasje mes deputetëve të AAK-së LDK-së dhe atyre të VV-së.Përplasjet kanë nisur tek pika e 10 : Shqyrtimi i dytë i Projektligjit Nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa lejeNë diskutimet për amendamentin rreth legalizimeve për objekte, janë përplasur Daut Haradinaj i AAK-së, dhe Armend Zemaj i LDK-së.

Haradinaj e ka kritikuar VV dhe LDK se kanë bërë aleancë të fshehtë për të kundërshtuar ligjet që janë në interes për vendin.

Ai i ka thënë se LDK e kishte votuar këtë projektligj në komision, ndërsa tani në seancë po e kundërshton.“Unë e kuptoj që ka aleanca të brendshme mes serbëve dhe LDK-së.

Por më çudit fakti që deputetët e LDK-së në komision kanë votuar për, dhe Lutfi Zharku, Besa Gaxherri kanë votuar për. Liburn Aliu e ka kryesuar këtë grup punues. Sa për informacion, dua t’iu them që ky ligj, Liburn nëse e kam gabim thuama, por ky ligj atakon mbi 73 për qind të qytetarëve të Kosovës dhe tash jemi duke folur për procedura. Por disa individ çuditërisht e vazhdojnë traditën e vjetër edhe shumë jam i lumtur që VV ka krijuar me LDK-në aleancë të fshehtë, por ky ligj nëse nuk votohet tani keni me dërgu në tavolinë në Bruksel, mes Thaçit dhe Vuçiqit” u shpreh Haradinaj.

Ndërsa Zemaj i është kundërpërgjigjur Haradinajt se ai paska pa ëndërr të keqe por se duhet ti kalojë ngase janë në Kuvend.“Ne nuk ishim duke e shqyrtuar përmbajtjen e amendamenteve, dhamë qëndrim politik, por ky zotëria qenka zgjuar jerm dhe nuk e diti as për çka jemi duke folur, as çka jemi duke paraqitur këtu.

Po flet për disa aleanca, disa takime në Bruksel, sigurisht ka parë ndonjë ëndërr të keqe është mirë ta shpjegoj, por këtu jemi në Parlament, jemi tu fol për një pikë të rëndit të ditës, nuk kemi hy në përmbajtje të amandamenteve ” ka thënë Zemaj.Ndërsa Haradinaj iu kundërpërgjigj sërish Zemajt, mirëpo ai ja ka përmendur edhe Jugosllavinë.“LDK në komision ka qenë për, ka votu për. Nëse ky zotnia në fjalë nuk është konsultu me ta dhe i vlerëson të pa rëndësishëm deputete e vet, unë nuk e di.Por mu nuk më çudit fakti që ky nuk e din, unë e di veç një fakt, që janë të shqetësim, sepse janë duke prit diçka tjetër por, u dek Jugosllavia, Zoti të lashtë shnosh Armend” ka thënë Haradinaj. /GazetaBlic

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/aktualitet/