DIALOG NË ÇAJTORE

DIALOG NË ÇAJTORE
DIALOG NË ÇAJTORE
DIALOG NË ÇAJTORE

.

I PARI: Allahile, a mundet kush me dit a me m’kallxu se çka a kah bahet me neve kështu?!
I TRETI: Çka ka me u ba, ej, si gjithherë!
I DYTI: Mirë e ke, valla… Prej se mbaj mend kurrë prej goje s’na u hoq se çka po bahet me neve, çka po bahet me Kosovën!
I TRETI: Kqyrni burra çka po u them...
I PARI: Na tu t’kqyr jemi, veç ta porosisim nga nji çaj njiherë e masnej fol sa t’duesh e çka t’duesh...
I DYTI: E kam pas babgjyshin, i cili edhe n’sahat t’dekës kishte merak me dit qysh po jetë puna jonë. Baba qashtu. Edhe ai me sy çel shkoi...
I TRETI: Valla, qysh po shihet, edhe ti ki me shku me qat marak… O kamerjer, na e bjen edhe nji turrë se na kalli ky dosti!
I PARI: Na kalli a s’na kalli s’e di, por mirë e ka dosti... Po, qe tre breza shkojnë me të njejten dëshirë, të paplotësume. Përjetuam e ç’përjetuam... Sakrifikuam shumëçka e gjithçka dhe nuk a punë me dal njiherë n’dritë!
I DYTI: N’dritë dolëm, valla, por po e terrojmë vetë! S’di çka po ndodhë kështu me neve! Bash n’momente vendimtare po përçahemi e domë me hangër njani-tjetrin!
I PARI: Qysh kurrë s’u mësum as nuk u përmirësumë! Të njejtat gabime po i bajmë si tash e njiqind vjet para!
I TRETI: Hajt, bre, edhe ju sa t’çuditshëm jeni!
I PARI: Pse?
I TRETI: Po kadal, bre burra, veç sa i kemi ba dhjetë vjet. Sabër, pritni pak! Çka mundet me ba fëmija dhjetë vjeç? Veç sa i kemi marr hapat dhe me plot ndërskamca, bile… Kadal, o shqiptarë, kadal, se punët e shpisë s’mundesh me i nreq për kaq kohë e jo shtetin…
I DYTI: Veç Serbinë që e kemi përzan boll, valla...
I TRETI: E po, de, mirë ke fol. Hajde ta pimë edhe nga nji çaj e t’çohemi se mbetëm pa punu sen! Kamarjer, i bjen edhe tre çaja se u çum! /g.dili/

Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.al/aktualitet/